Plaçkiti marketin paradite, policia e arrestoi pasdite! Gostivarasi përfundon në pranga

Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë se gjatë ditës së djeshme, respektivisht rreth orës 15:45 në rrugën “Goce Dellçev” në Gostivar është arrestuar 35-vjeçari A.S. nga Gostivari. Personi në fjalë dyshohet se të njëjtën ditë ka plaçkitur një market në Gostivar.

“Është arrestuar për shkak të dyshimit se rreth orës 11:55 ka kryer grabitje në një market në rrugën “Drage Todorovski” në Gostivar, ku duke ushtruar forcë ndaj punonjësit në market, ka marrë para nga arka dhe ka ikur”, thuhet mes tjerash në njoftimin e MPB-së.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

“31 vite më parë shtatorja e diktatorit u tërhoq zvarrë”, Basha pritet nga të rinjtë në sheshin “Skënderbej”

Story i radhës

Puçshteti i shkurtit ’91 në Shkollën e Bashkuar

Të fundit nga