PL, Haxhiu: Ndërhyrja për ndalimin e shpopullimit duhet të jetë urgjente

min lexim

Sekretarja për Familjen dhe Kundër Shpopullimit në Partinë e Lirisë, Brunilda Haxhiu theksoi sot se “ndalimi i shpopullimit të Shqipërisë është sfida më e madhe për politikën dhe shoqërinë, ndaj dhe ndërhyrja duhet të jetë urgjente”.

Në një deklaratë për medie, Haxhiu tha se “mbyllja e perspektivës për të rinjtë është rrënja e shpopullimit të Shqipërisë”.

“Të rinjtë tanë nuk e shohin të ardhmen në atdheun e tyre, por gjithmonë e më shumë largohen. Vendi ynë ka treguesit më të lartë të mosarsimimit dhe mospunësimit të rinisë në Europë dhe rajon.

Shkalla e papunësisë për të rinjtë është 27.1 % (grupmosha 15- 24 vjeç) pra dyfish më e lartë sesa shkalla e papunësisë për të gjithë popullsinë”, nënvizoi Haxhiu.

Sipas saj, frenimi i zbrazjes së Shqipërisë duhet të bëhet shqetësimi kryesor i çdo shqiptari.

“Partia e Lirisë është e vendosur në misionin e saj. Dera jonë është e hapur për çdo patriot që do t’u kthejë shpresën shqiptarëve tek atdheu i vet”, tha Haxhiu.

Story i mëparshëm

Hansi Flik nuk sheh statistikat

Story i radhës

Sela paralajmëron protesta: Mickoski po sulmon demokracinë, duhen zgjedhje të jashtëzakonshme shkaku i kësaj qeverie jolegjitime

Të fundit nga