prej neser ulen ndjeshem temperaturat 66f8143cae420

Prej nesër ulen ndjeshëm temperaturat

September 28, 2024
1 minut lexim

Nën ndikimin e një mase ajrore të lagësht dhe më të ftohtë nga veriut, nesër do të ketë ndryshim më të dukshtëm të motit.

Nga orët e paradites fillimisht në pjesët veriore do të ketë reshje të herëpashershme shiu dhe paraqitje lokale të bubullimave. Do të fryjë erë e fortë me shpejtësi mbi 70 kilometra në orë, e cila do të vazhdojë edhe ditën e hënë. Temperatura e ditës do të ulet ndjeshëm – nesër për 6 deri në 8 gradë, ndërsa të hënën për 4 deri në 6 gradë shtesë”, kumtoi DPHM-ja.

Ndryshimi i motit do të nisë në mbrëmje nga perëndimi, ku vranësitë gradualisht do të shtohen. Edhe në Shkup vranësitë do të shtohen gjatë natës.

Sipas parashikimit të DPHM-së, të martën dhe të mërkurën do të mbajë mot me diell me temperatura të ulëta të mëngjesit, ndërsa gjatë ditës do të ketë rritje.

“Nga e enjtja priten reshje të reja shiu”, paralajmëron DPHM-ja.

MARKETING

RENT A CAR

don xhoni ka nje lajm te keq per fansat e tij 66f8129513a9e
Story i mëparshëm

Don Xhoni ka një lajm të keq për fansat e tij

kurti takon ministrin e jashtem te emirateve te bashkuara arabe flasin per rritjen e bashkepunimit ekonomik 66f814b2bee48
Story i radhës

Kurti takon ministrin e Jashtëm të Emiratëve të Bashkuara Arabe, flasin për rritjen e bashkëpunimit ekonomik

Të fundit nga

ShkoLartë