Notice: Function _load_textdomain_just_in_time was called incorrectly. Translation loading for the ol-scrapes domain was triggered too early. This is usually an indicator for some code in the plugin or theme running too early. Translations should be loaded at the init action or later. Please see Debugging in WordPress for more information. (This message was added in version 6.7.0.) in /home/runcloud/webapps/gazetamk/wp-includes/functions.php on line 6114

Notice: Function _load_textdomain_just_in_time was called incorrectly. Translation loading for the ol-scrapes domain was triggered too early. This is usually an indicator for some code in the plugin or theme running too early. Translations should be loaded at the init action or later. Please see Debugging in WordPress for more information. (This message was added in version 6.7.0.) in /home/runcloud/webapps/gazetamk/wp-includes/functions.php on line 6114
Pjesë të kryeqytetit deri në tetë orë pa rrymë, deklarohet KEDS – Gazeta.mk

Pjesë të kryeqytetit deri në tetë orë pa rrymë, deklarohet KEDS

min lexim

Pjesë të kryeqytetit, por edhe vende të tjera po përballen me reduktime të gjata të energjisë elektrike. Në rrugën “Hoxhë Kadri Prishtina”, banorët kanë treguar për televizionin se reduktimet po arrijnë deri në tetë orë. Bizneset janë detyruar të ndërprenë veprimtaritë e tyre në shpresën se ankesat do t’u adresohen. E nga KEDS-i, këtë e arsyetojnë me punimet e planifikuara e për të cilat, thonë se konsumatorët njoftohen paraprakisht.

Ngrohja, përgatitja e ushqimit e mbarëvajtja e bizneseve janë vetëm disa nga nevojat që për t’u përmbushur, nevojitet energjia elektrike.

E megjithatë këtë banorët e lagjes “Hoxhë Kadri Prishtina” nuk po mund ta bëjnë si pasojë e reduktimeve të gjata të rrymës.

Vetëm një ditë më parë, banorët e kësaj lagjeje nuk patën rrymë për 8 orë.

E sipas tyre, kjo lagje po neglizhohet.

“Probleme kemi pasur se nuk kemi pasur pesë orë rrymë. U ndal, vike e u ndalke prapë. Dikur s’kishim probleme tash po. Më thanë se në lagjen tjetër ka pasur prishje. Biznes nuk kam por këta sigurt kanë pasur probleme, ne po kemi pa rrymë e lëre më bizneset”, ka theksuar Nazmi Ajeti, banor.

Para ditës së djeshme, reduktimet zgjasnin vetëm një deri në dy orë.

Lagjen e karakterizon prezenca e shumë bizneseve që veprimtaria u varet nga rryma e ndonëse nuk i thane publikisht, ankesat i patën të shumta.

Biznese të lokalizuara në këtë lagje kanë thënë se janë detyruar të ndërpresin punën e tyre si shkak i mungesës së energjisë elektrike.

Por, nga KEDS-i këtë e arsyetojnë me punimet që janë duke u bërë.

“Nuk bëhet fjalë për reduktime, meqë KEDS nuk aplikon reduktime. Bëhet fjalë për punime të planifikuara në kuadër të planit investiv. Për të gjitha këto punime, konsumatorët që afektohen nga to, paraprakisht e gjejnë informatën në faqen zyrtare të KEDS-it, e cila shpërndahet nga mediat në baza ditore. KEDS-i i ka bërë të gjitha parapërgatitjet për dimrin që po hyjmë, si në mirëmbajtje ashtu dhe në mirëmbajtje preventive. Është punuar përgjatë tërë verës nëpër lokacione të ndryshme të Kosovës, gjithnjë duke u bazuar në raportet paraprake të ekipeve përkatëse se ku është e nevojshme për intervenim”, ka deklaruar Lulzim Kamberi, zëdhënës i KEDS-it.

Sa ka qenë ekipi i televizionit prezent në terren, ekipe të KEDS-it janë parë në lagje.

Televizioni ka pyetur edhe KEK-un për furnizimin me energji dhe problemet potenciale që mund të priten gjatë dimrit, por kjo korporatë njëjti nuk ka kthyer përgjigje.

Pa energji elektrike këto ditë, kanë qenë edhe banorët në Fushën e Pajtimit e edhe banorët e Vragolisë.

Burimi: botasot.info

Story i mëparshëm

“Ma kanë qit kamën në kokë”, rrëfimi i Ekrem Sadikut që u arrestua gabimisht për therrjen në Ferizaj

Story i radhës

Vullneti me shkopin e tij magjik bën “mrekulli” në dhomën e gjumit

Të fundit nga