pixelfed nje rrjet social i decentralizuar dhe konkurrent i instagram vjen ne android dhe ios 6787853a0ac22

Pixelfed, një rrjet social i decentralizuar dhe konkurrent i Instagram vjen në Android dhe iOS

January 15, 2025
1 minut lexim

Pixelfed tashmë është i disponueshëm si aplikacion mobil në iOS dhe Android. Platforma e decentralizuar e ngjashme me Instagram u lançua në 2018-ën dhe që prej atëherë ka qenë e disponueshme vetëm përmes uebit.

Pixelfed nuk ka reklama dhe nuk ndaj asnjë të dhënë përdoruesit me palë të treta. Aplikacioni Android debutoi më 9 Janar ndërsa ai iOS më 15 Janar.

Krijuesi Daniel Supernaut postoi në Mastodon ditën e Hënë duke thënë se platforma shikoi 11 mijë përdorues të regjistrohen në 24 orë dhe më shumë se 78 mijë postime janë publikuar në Pixelfed gjer më sot.

Platforma operon në ActivityPub, të njëjtin protokoll që fuqizon disa rrjete të tjera sociale në fediverse si Mastodon dhe Flipboard.

Shumë përdorues të Instagram kanë kërkuar alternativa të platformave të Meta sidomos pasi kjo e fundit tha se do të eliminonte programin e verifikimit të fakteve nga palët e treta dhe të ndryshonte politikën e gjuhës së urrejtjes.

Meta gjithashtu tha se kishte bllokuar disa lidhje që të çonin në Pixelfed në Facebook duke i trajtuar ato si spam dhe fshirë automatikisht. /PCWorld Albanian

Burimi: pcworld.al

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

abdixhiku masakra e recakut pike kthese per vemendjen nderkombetare 6787826f3061e
Story i mëparshëm

Abdixhiku: Masakra e Reçakut, pikë kthese për vëmendjen ndërkombëtare

bastisje ne shkup sekuestrohen arme dhe droge ndalohet nje person 6787853eb8258
Story i radhës

Bastisje në Shkup, sekuestrohen armë dhe drogë – ndalohet një person

Të fundit nga

Fitore e madhe e Kosovës U18 ndaj Nigerisë

Kombëtarja U18 e Kosovës në hendboll e ka nisur me fitore të madhe paraqitjen në IHF Trophy Intercontinental. Të enjten mbrëma në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë, Kosova U18 fitoi
afsqamarhyazeubebnbsbgcacebnyzh-CNzh-TWcohrcsdanleneoettlfifrfyglkadeelguhthahawiwhihmnhuisigidgaitjajwknkkkmkokukylolalvltlbmkmgmsmlmtmimrmnmynenopsfaplptparorusmgdsrstsnsdsiskslsoessuswsvtgtatethtrukuruzvicyxhyiyozu
ShkoLartë