bastisje ne shkup sekuestrohen arme dhe droge ndalohet nje person 6787853eb8258

Bastisje në Shkup, sekuestrohen armë dhe drogë – ndalohet një person

January 15, 2025
1 minut lexim

MPB Maqedoni njofton se dje (14.01.2025) në ora 19:30 në Shkup, në zonën Qendër, zyrtarë policorë të Njësisë për Trafikim të Kundërligjshëm të SPB Shkup e kanë privuar nga liria A.T (30) nga Shkupi për shkak se i është gjetur dhe konfiskuar marihuanë.

“Më pas, pasi janë marrë masa shtesë, zyrtarë policorë nga Njësia për Trafikim të Kundërligjshëm në SPB Shkup, me urdhër të gjykatës kanë kryer bastisje në shtëpinë e të pandehurit në komunën e Aerodromit, gjatë së cilës u gjetën dhe u sekuestruan marihuanë, farat e kanabisit, një peshore digjitale, një lëndë me gunga të bardha, tableta, një pistoletë “Zoraki M 906″ me kornizë, para dhe sende të tjera”.

“Personi është ndaluar në komisariat dhe pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të ngrihet kallëzimi përkatës nga neni 215 dhe neni 396 i Kodit Penal”, thonë nga MPB.

Burimi: alfax.mk

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

pixelfed nje rrjet social i decentralizuar dhe konkurrent i instagram vjen ne android dhe ios 6787853a0ac22
Story i mëparshëm

Pixelfed, një rrjet social i decentralizuar dhe konkurrent i Instagram vjen në Android dhe iOS

arsenal tottenham formacionet e mundshme 6787863104b6d
Story i radhës

​Arsenal-Tottenham, formacionet e mundshme

Të fundit nga

​Hamza: 9 shkurti – dita e PDK-së

Kandidati për kryeministër nga Partia Demokratike e Kosovës, Bedri Hamza në fushatën përmbyllëse të kësaj partie ka thënë se Kosova do të jetë shumë më mirë pas 10 shkurtit. Ai tha se
ShkoLartë