Pistorius: Veprimet e Rusisë në Baltik si në Luftën e Ftohtë

December 6, 2024
min lexim

Rusia, sipas të dhënave të ministrit të Mbrojtjes, Boris Pistorius, prej disa kohësh e ka shtuar praninë në Detin Baltik. Prania e anijeve të marinës ruse si dhe anijeve civile po shtohet dukshëm, tha politikani socialdemokrat për radion Deutschlandfunk. Edhe marina kinezë është ndërkohë e pranishme. Kjo nxjerr në pah “rëndësinë strategjike tëDetit Baltik” kryesisht për Rusinë dhe Kinën lidhur me shmangien e sanskioneve, thotë Pistorius.

Rusia po tregon një qendrim gjithnjë e më provokues, siç e njohim nga periudha e Luftës së Ftohtë: “Ne kemi pasur vazhdimisht incidente në Detin Baltik, që rezultojnë me të shtëna paralajmëruese në ajër, dhe të shtëna paralajmëruese në det.” Ministri këto veprime i krahasoi me incidente, gjatë të cilave avionë luftarak rusë pa pasur simbole ngrihen në ajër mbi Baltik për të testuar, se si mund të reagojë NATO.

Vlerësim për qendrimin e kujdesshëm të marinës gjermane

Pistorius nuk iu përgjigj pyetjes lidhur me një incident që u bë i ditur të mërkurën (05.12.2024) mes një helikopteri të Ushtrisë Gjermane dhe një anijeje ruse. Sikurse njoftuan mediat ekipazhi i anijeje ruse ka qëlluar me municion sinjalizues në drejtim të helikopterit. Por ky nuk u prek. Përdorimi i këtij municioni është i zakonshëm vetëm në raste emergjence. Ministrja e Jashtme Annalena Baerbock, pati tërhequr vëmendjen, se në Detin Baltik lëvizin vazhdimisht anije që synojnë t’u shmangen sanksioneve të vendosura për shkak të luftës sulmuese të Rusisë ndaj Ukrainës. 

I pyetur nëse ka rrezik për përshkallëzim, ministri i Mbrojtjes Pistorius tha, se marina gjermane dhe njësitë e marinës së aleatëve mbajnë qendrim mjaft të kujdesshëm: “Ato i regjistrojnë incidentet, i raportojnë ato, reagojnë me masa depërshkallëzuese dhe nuk reagojnë ndaj qendrimeve provokuese – sepse pikërisht të tilla reagime nuk na duhen.”

Çdo vit deri në 1500 tanke të reja ruse

Pistorius tërhoqi vëmendjen edhe në Bundestag nga një rritje e kërcënimit ushtarak prej udhëheqjes në Moskë: “Rusia është fokusuar tërësisht tek ekonomia e luftës dhe po e furnizon ushtrinë çdo vit me 1000 deri në 1500 tanke. Kjo rezervë është dy herë më shumë se arsenali i pesë vendeve të mëdha eurpoiane së bashku.” Rusia mbetet “kërcënimi më i madh për sigurinë tonë, dhe për një periudhë të parashikueshme do të mbetet e tillë”, deklaroi më tej ministri i Mbrojtjes.

Qeveria e përbërë nga socialdemokratët dhe ekologjistët i paraqiti parlamentit tre projektligje. Ndër ta një nen ligji, që duhet të hapë rrugën për pagesa më të larta në dislokimin afatgjatë të një brigade në Lituani. Me një ligj tjetër parashikohet penalizimi i aktivitetit të ish-ushtarëve për një të ashtuquajtur fuqi të huaj si Rusia dhe Kina, nëse nuk ka leje për një shërbim të tillë. “Deri tani nuk ka ekzistuar një ligj i tillë, por tani ky është urgjentisht i domosdoshëm”, tha Pistorius. Me këtë parandalohet rekrutimi i mundshëm me qëllim “i ish-pjestarëve të Bundeswehr-it me specializim të lartë./DW

Burimi: botasot.info

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Lamborghini zbulon Urusin me pamje unike, habit kur tregon se sa orë iu deshën për ta përfunduar ngjyrosjen e tij

Story i radhës

​Trefishohet numri i pacientëve të hospitalizuar në Mjekësinë Fizikale dhe Rehabilitimit

Të fundit nga

ShkoLartë