pirc musar zgjerimi i be se po ecen shume ngadale sllovenia mbeshtet votimin me shumice te kualifikuar 6b09b5a9798b5

Pirc Musar: Zgjerimi i BE-së po ecën shumë ngadalë, Sllovenia mbështet votimin me shumicë të kualifikuar

November 27, 2026
1 minut lexim

Presidentja e Sllovenisë, Nataša Pirc Musar, nga Ohri kritikoi ritmin e ngadaltë të zgjerimit të Bashkimit Evropian, duke theksuar se BE-ja duhet ta përmbushë obligimin e saj ndaj vendeve kandidate. Ajo bëri të ditur se Sllovenia është ndër 15 vendet anëtare që mbështesin vendimmarrjen me shumicë të kualifikuar, në mënyrë që një shtet i vetëm të mos mund ta bllokojë të gjithë procesin e zgjerimit.

“Fatkeqësisht, zgjerimi i Bashkimit Evropian ende po zhvillohet shumë ngadalë. Me të drejtë presim që vendet kandidate të zbatojnë reformat, të respektojnë sundimin e ligjit dhe vlerat evropiane. Megjithatë, edhe Bashkimi Evropian duhet ta përmbushë obligimin e tij. Duhet t’u mundësojmë vendeve që t’i përmbushin kriteret dhe të shënojnë përparim të vërtetë. Kolegu im nga Kroacia ka një mendim tjetër, por Sllovenia është njëra nga 15 vendet e BE-së që mbështesin votimin me shumicë të kualifikuar. Edhe pse qeveria ime e re është disi më skeptike për këtë çështje, ashtu siç ishte edhe qeveria e mëparshme, ne vazhdojmë ta mbështesim këtë qëndrim”, deklaroi Pirc Musar, përcjell TV21.

Burimi:TV21

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

Ferati Sivagnanam 1
Lajmi i mëparshëm

Ministri Ferati priti në takim ambasadoren e Mbretërisë së Bashkuar, Sivagnanam

agim islami hyn ne vitin e 19 te pas hekurave jam i pafajshem shpresoj qe ky te jete viti i fundit ne burg 6b09b61ed6b68
Lajmi i radhës

Agim Islami hyn në vitin e 19-të pas hekurave: Jam i pafajshëm, shpresoj që ky të jetë viti i fundit në burg!

Të fundit nga

ShkoLartë