Pique s’e ka tradhtuar Shakiran

Fansat e Shakiras i janë vënë pas me akuza Gerard Piques, pas raportimeve të fundit se futbollisti spanjoll e ka tradhtuar të dashurën e tij me një bionde 20 vjeçare.

Dhe, si rezultat i këtyre spekulimeve, këngëtarja e hitit “Waka Waka” e konfirmoi ndarjen e rrugëve me të dashurin e saj, me të cilin ishte në lidhje qe 12 vjet.

“Me keqardhje ju njoftojmë se ne po ndahemi. Për mirëqenien e fëmijëve tanë, të cilët janë prioriteti ynë më i lartë, kërkojmë nga ju që ta respektoni privatësinë e tyre. Faleminderit për mirëkuptimin tuaj”, kishte shkruar këngëtarja kolumbiane, e cila me Piquen i ka dy djem, Milan dhe Sasha.

Sidoqoftë, versioni i fundit që po qarkullon është se mbrojtësi i Barcelonës nuk e ka tradhtuar të dashurën e tij.

Për këtë ka siguruar edhe gazetari Jose Antonio Aviles, i cili në “Viva la Vida” tha:

“Dikush, shumë, shumë i afërt me Piquen më ka siguruar se nuk ka pasur asnjë pabesi nga ana e tij. Ishte një befasi e madhe ndarja dhe deklarata që e bëri Shakira”, theksoi ai.

“Marrëveshja e tyre ishte që ‘ti bëj çka të duash dhe unë bëj çka të dua’, por që ta prezantonin veten si çift në publik”, ka shtuar Jose Antonio Aviles.

Kohëve të fundit, çifti ka jetuar i ndarë, ndërsa thuhet se Pique është zhvendosur në apartamentin e tij.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Intervista prekëse e Nadya Karpova për BBC: Sulmuesja bëhet personaliteti i fundit rus që del kundër luftës në Ukrainë

Story i radhës

E rëndë në Durrës/ Duke riparuar dollapin, burri bie dhe humb jetën

Të fundit nga