​Pioli: Ndeshja me Interin në kupë nuk reflekton në luftën për titull

min lexim

Stefano Pioli është paraqitur shumë i motivuar përpara gjysmëfinales së Kupës së Italisë kundër Interit, por mendon se kjo ndeshje nuk ka ndikim në garën për titull këtë sezon.

Dy klubet milaneze do të takohen nesër në ndeshjen e dytë gjysmëfinale të Kupës së Italisë, derisa janë duke luftuar për titullin e ligës dhe kupën këtë sezon. Ndeshja e parë mes dy skuadrave përfundoi 0-0, kështu që është gjithçka e hapur për nesër në “Giuseppe Meazza”.

Duke folur në një konferencë për shtyp, Pioli fillimisht diskutoi rëndësinë e unitetit të skuadrës përpara ndeshjes.

“Sa më të bashkuar të jeni, aq më shumë shanse keni për të fituar ndeshjet. Dje patëm një drekë të këndshme të gjithë bashkë, edhe me familjet. Ishte një ditë pozitive, edhe pse ajo që ka rëndësi është ndeshja e nesërme.”

Ai më pas preku gjendjen e skuadrës së tij aktualisht.

“Kalabrian dhe Romagnolin do t’i shohim sot. Kalabria ka pasur disa vështirësi dje, por duhet të stërvitet sot. Romagnoli nuk është stërvitur ende me ekipin, do ta shohim sot. Gabbia ka pasur vetëm një tendosje: ai është mirë.”

Tutje Pioli i ndal të flasë për ndeshjen me Interin duke thënë se kjo sfidë nuk do të ketë fare ndikim në luftën për titull.

“Ne duhet të fitojmë çdo ndeshje nëse duam të luftojmë deri në fund. Unë shoh një ekip shumë të fokusuar dhe të motivuar. Pavarësisht rezultatit të nesërm, i cili është i rëndësishëm sepse mund të çojë në finale, titulli i ligës është tjetër gjë. Pavarësisht se si do të shkojë, në ligë duhet të përpiqemi t’i fitojmë të gjitha ndeshjet dhe të luftojmë deri në fund”, tha në fund Pioli.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Sela: Kazinotë, bastoret dhe lojërat e fatit të vendosen vetëm në hotele me pesë yje

Story i radhës

Monika dhe Arjola bëjnë lëvizje provokative në festën e ditëlindjes

Të fundit nga