Pioli dhe Milan gati për sezonin e ri

min lexim

Milan ka hyrë në ethet e fundit në prag të sezonit të ri, me “kuqezinjtë” që nisen me misionin për të mbrojtur titullin kampion.

Stefano Pioli ka kërkuar nga skuadra qëndrueshmëri në mbrojtje, por në sezonin e ri, trajneri kërko gjithashtu të përmirësojnë numrat e sulmit.

Sulmi ka qenë “thembra Akilit” në sezonet e fundit (sulmi i 4 kampionatin e fundit), por në edicionin e ri, Pioli dhe Milan prezantohen me një repart të larmishëm në emra, karakteristika dhe numra.)

Deri më tani, sulmi ka funksionuar në sfidat e pragsezonit, 17 gola në pesë ndeshje.

Reparti ofensiv mund të konsiderohet i mbingarkuar, por Pioli nuk do të vuajë më nga “dhimbjet e kokës”.

Giroud, Rebic, Origi, Leao, Messias dhe Ibrahimovic, pa harruar edhe Diaz e De Keteleare që janë lojtarë të cilët premtojnë gola.

Francezi, Giroud ka bindur në miqësore, ashtu si Rebic, ndërsa belgu Charles dha sinjale pozitive. Rrjetën e ka “shkundur” edhe Messias, ndërsa Leao ka një gjendje fizike dhe atletike për t’u admiruar. Mbetet për t’u konfirmuar ambientimi i Origi-t me skuadrën, pasi belgu shihet si një element përforcues për këtë sezon.

Në apel mungojnë  ende “rrjetat” e Saelemaekers, Brahim Diaz dhe Adli, diçka që trajneri italian do të përpiqet gjithashtu ta korrigjojë në nisje të sezonit.

Në letër, Pioli disponon një repart ofensiv të nivelit shumë të lartë dhe do të mund të alternojë shumë pozicione, me emra të ndryshëm, për të kompozuar një Milan të frikshëm në sulm.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Suarez dhe kthimi te Nacional

Story i radhës

Bota para një katastrofe të madhe/ Rusia: Nëse preket kjo gjë, raketat bërthamore do godasin Londrën dhe New York-un!

Të fundit nga