Piloti amerikan shmang përplasjen me avionin kinez mbi Detin e Kinës Jugore

min lexim

Një avion kinez fluturoi në mënyrë alarmante pranë një avioni luftarak të SHBA-së mbi Detin e Kinës Jugore javën e kaluar, duke e detyruar pilotin amerikan të manovronte për të shmangur përplasjen, njoftoi të enjten ushtria amerikane, transmeton Anadolu Agency (AA).

Incidenti ndodhi më 21 dhjetor, gjatë të cilit Zyra për marrëdhënie me publikun të Komandës së Indo-Paqësorit të SHBA-së tha se piloti i avionit luftarak J-11 i Marinës Kineze kreu manovër të pasigurt gjatë interceptimit të një avioni RC-135 të Forcave Ajrore të SHBA-së.

Avioni amerikan “po kryente në mënyrë të ligjshme operacione rutinë mbi Detin e Kinës Jugore në hapësirën ajrore ndërkombëtare”, thuhet në deklaratën e komandës.

“Piloti i PLAN (Marina e Ushtrisë Çlirimtare Popullore) bëri manovër të pasigurt duke fluturuar 6 metra përpara hundës së RC-135, duke detyruar RC-135 (SHBA) të ndërmarrë manovra për të shmangur përplasjen”, thuhet në deklaratë.

Duke theksuar se forcat e përbashkët të SHBA-së në Indo-Paqësor mbesin të përkushtuara ndaj një rajoni të lirë dhe të hapur, deklarata thekson se ajo do të vazhdojë të “fluturojë, lundrojë dhe të operojë në det dhe në hapësirën ajrore ndërkombëtare duke marrë parasysh sigurinë e të gjitha anijeve dhe avionëve sipas të drejtës ndërkombëtare”.

“Ne presim që të gjitha vendet në rajonin e Indo-Paqësorit të përdorin hapësirën ajrore ndërkombëtare në mënyrë të sigurt dhe në përputhje me të drejtën ndërkombëtare”, thuhet në deklaratë.





Story i mëparshëm

Bühler me kritika për Kosovën dhe Serbinë: Çarmatosja verbale dhe pajtimi mes popujve të jetë në rend të parë

Story i radhës

“Gjermania duhet të reformojë ligjet e saj të emigracionit”

Të fundit nga