Piktori – shpëtimtari i kombit e shpalosi programin zgjedhor!

min lexim

Ju ishit vetë dëshmitar se si luftova për atdhe në Këshillin e Evropës. Kjo duhet të shërbej si shembull për programin tonë zgjedhor, deklaroi piktori në tubimin e kryesisë së Partisë Socialiste.

Unë nuk po e fajësoi kot Putinin për krizën energjetike dhe inflacionin në Shqipëri, prandaj ne duhet të përballemi me këtë dukuri dhe popullit t´i qëndrojmë pranë.

Po ta kishim një opozitë si gjithë Evropa dhe bota më lehtë do t´i përballonim të gjitha këto, por për fat të keq opozita e jonë mendon vetëm në izolim, prandaj duhet të jeni të vetëdijshëm që barra bie kryesisht mbi ne.

Ju e patë luftën që e bëra në Këshillin e Evropës, për Thaçin, për UÇK, për Kosovën dhe për Ballkanin e Hapur. Unë e fajësova Dick Martyn dhe Rusinë si përgjegjësit kryesor për akuzat e paqëndrueshme ndaj Shqipërisë, Kosovës dhe UÇK për tregti të organeve, pa e përmendur dhe akuzuar me asnjë fjalë Serbinë.

Pse ta bëjmë këtë, kur populli serb është fqinji ynë verior. Pastaj ç´faj ka populli për atë që kanë përjetuar vëllezërit tanë kosovarë. Ose ç´faj ka kisha serbe, së cilës i bien në qafë pa nevojë.

Fajtori kryesor për të gjitha këto, t´i quaj mizori, ishte Miloseviqi i cili u akuzua, iu dorëzua Gjykatës së Hagës dhe e mori dënimin e merituar.

Ai po mos t´ia ngjiste dorën vetes, do kalbej në burg. E dinte ai këtë, prandaj e ndihmoi vetveten, duke ia vënë lakun vetes rreth qafës dhe sot ndodhet atje ku e meritoi, në ferr.

Ne mund ta gjykojmë edhe Vuçiqin si bashkëpunëtor i tij, po ky u pendua. Premtoi se e donë paqen. Po zhvillon bisedime me Kosovarët dhe me mua e inicio Ballkanin e Hapur, që është një projekt strategjik për Shqipërinë.

Tash për momentin ne duhet të koncentrohemi dhe të përgatitemi për zgjedhjet e radhës. Së bashku me popullin ta menaxhojmë krizën energjetike dhe të lutemi që ky dimër të ketë reshje të mjaftueshme, në mënyrë që të mbushen kapacitetet e ujit nëpër liqe dhe lumenj, për prodhim sa më shumë të energjisë elektrike.

Po patëm fat, duhet të mendojmë në lirimin e energjisë, që të jetë e përballueshme për të gjitha kategoritë e njerëzve.

Unë ju lus që të angazhoheni që kishat dhe xhamitë tona të kryejnë lutjet e radhës drejtuar zotit, për reshje të mbara dhe të kemi një dimër sa më të butë, përndryshe do ballafaqohemi me sakrifica dhe kosto të lartë.

Ju e dini që arma kryesore si gjithherë për ne, duhet të jenë patronazhistët. Nuk duhet të dëgjojmë se ç´thotë për këtë opozita dhe shoqëria civile.

Ne e kemi thënë se kjo formë e organizimit ekziston edhe në shtete të tjera. Ne u përshtatemi rrethanave tona dhe kuptohet që ata kanë rol tjetër këtu, sepse ne nuk mund të krahasohemi me Francën, Gjermaninë, Mbretërinë e Bashkuar apo Hollandën. Ne kemi specifikën tonë dhe kjo duhet respektuar edhe nga të tjerët.

Prandaj të shpërndahen detyrat për patronazhistët dhe ato të kryhen me përpikëri. Nuk dua arsyetime pastaj. Fitorja duhet të jetë bindëse.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Macron: Pas 24 vitesh, Benzema e rikthen në Francë Topin e Artë

Story i radhës

30 vjeçari çmendet nga epshi për shoqen e të dashurës së tij, befason me rrëfimin për të!

Të fundit nga