Presionit të pamjes dhe bullizmit nuk i shpëtojnë as të famshmit. E shënjestruar këtë radhë ka qenë bashkëshortja e Pierce Brosnan, Keely Shaye Smith.
Keely kishte pamjen e një modeleje të vërtetë kur ata u martuan, por nëna e dy fëmijëve prej vitesh ka shumë kilogramë dhe nuk është rikthyer më në peshen e mëparshme.
Por të shoqin, kjo nuk e bezdis aspak.
Një përdoruese facebook-u shpërndau një foto të vjetër të Pierce dhe gruas së tij ku pozonin buzë detit, së bashku me një foto aktual të tyre duke vënë në dukje ndryshimin në trupat e çiftit, sidomos shtimin në peshë të Keely.
Edhe pse postimi u hoq, Pierce iu përgjigj fyerjeve me shuem gjakftohësi.
“Unë dashuroj çdo pjesë të trupit të saj”, tha ai.
Aktori i famshëm tregoi sërish se është krenar për gruan e tij dhe u shpreh se “përpiqet gjithmonë të jetë i denjë për dashurinë e saj”.