Qendërmbrojtësi i Manchester United, Phil Jones beson se ka akoma shumë për t’i dhënë botës së futbollit.
Jones ka luajtur shumë pak sezoneve të fundit me Man United, por nuk ka humbur shpresat për t’u rikthyer në një prej pikave kyçe në mbrojtjen e ‘Djajve të Kuq’.
Lojtari beson se është akoma mjaftueshëm i mirë për të vazhduar me paraqitjet e tij në nivelet më të larta të futbollit.
“Jam akoma vetëm 30 vjeçar dhe më ka munguar futbolli shumë. Shpresoj të rikthejë formën time dhe të shijoj lojën e futbollit”, ka thënë Jones.
“Kur isha jashtë fushave i lënduar, ishte kohë e vështirë, por unë kurrë nuk dorëzohem. Ndihem sikur jam akoma mjaftueshëm i mirë dhe kam shumë për të dhënë. Kam shpresë. Jam gati të luaj përsëri”, shtoi anëtari i United.
Anglezi u rikthye në fushë këtë edicion, kur edhe i dha fund periudhës së tij prej 172 ditëve mungesë.