Pheniani teston një armë të re që forcon aftësinë bërthamore të vendit

1 minut lexim

Koreja e Veriut thotë se ka testuar me sukses një armë taktike të prodhuar rishtazi. Agjencia Qendrore Koreane e Lajmeve tha të dielën se udhëheqësi Kim Jong Un vëzhgoi lëshimin e saj, një armë që sipas Phenianit, do të forcojë operacionet e forcave taktike bërthamore të vendit.

Ushtria e Koresë së Jugut tha se kishte vënë re dy lëshime.

Ato janë më të fundit në një seri aktivitetesh testimi kryer nga Koreja e Veriut.

Ekspertët e huaj thonë se këto armë synojnë të zgjerojnë arsenalin bërthamor të vendit dhe të rrisin trysninë ndaj rivalëve të tij, ndërkohë që bisedimet për çarmatimin bërthamor të gadishullit korean mbeten të bllokuara./VOA

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Familja që feston Bajram e Pashkë/ Anëtarët janë katolikë, ortodoksë dhe myslimanë

Story i radhës

Shkencëtarët zbulojnë çfarë ndodh pas vdekjes

Të fundit nga