Pezullohet shitja e naftës për mjetet jo të domosdoshme në Sri Lanka

1 minut lexim

Shteti i Sri Lankës e ka pezulluar shitjen e naftës dhe derivateve të saj për mjetet joesenciale të transportit.

Kjo lëvizje ka ardhur pasi që ku vend aziatik është duke u ballafaquar me krizën më të madhe ekonomike në dekada, raporton BBC.

Për dy javët në vijim, vetëm autobusët, trenat dhe mjetet që përdoren për shërbime mjekësore dhe transportim të ushqimit lejohet që të furnizohen me derivate.

Shkollat janë mbyllur nëpër zonat urbane, derisa zyrtarët kanë treguar se 22 milionë banorëve u është kërkuar që të punojnë nga shtëpitë e tyre.

Sri Lanka është vendi i parë që merr këso hapa drastikë për të ndaluar shitjen e naftës tek njerëzit e zakonshëm, që prej krizës për naftë të vitit 1970.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Dramë në Nikosia, Kosova e pafat në përballjen me Maltën

Story i radhës

Intervistë me presidentin e Serbisë Vuçiq

Të fundit nga