Dramë në Nikosia, Kosova e pafat në përballjen me Maltën

Kombëtarja e Kosovës pësoi humbje me rezultat 68:61 (17:12, 17:18, 15:13, 19:18, ) në përballje me Maltën, në takimin që u zhvillua në palestrën e sportit në Nikosia.

Kosova e fillon me humbjen në Grupin A të shteteve në zhvillim, ku në grup është edhe Andorra, Qipro dhe Norvegjia.

Ndeshje me rivalitet e rezultat të ngushtë përgjatë gjithës ndeshjes mes vashave të Kosovës dhe atyre të Maltës. 

Image

Në 20 minutat e parë u zhvillua lojë me rivalitet mes Kosovës dhe Maltës. Në minutën e 10-të, Malta avancoi me pesë pikë (12:17), ndërsa në fund të pjesë së parë rezultati ngushtohet në 30:34. 

Në çerekun e tretë, Kosova ishte në disavantazh me 6 pikë (43:49) në minutën e 30-të, por një seri e mirë (6:1) e vashave tona rezultati ngushtohet në 1 pikë 49:50 (në minutën e 33-të). 

Malta kundërpërgjigjet dhe rriti epërsinë. sërish në 5 pikë (49:54).

Image

Kosova

Në minutën e 37-të, rezultati 56:57, ndërsa basketbollistja Arbnore Perçuku realizon për dy pikë dhe për epërsinë 58:57 të Kosovës.

Tre minutat e fundit dramë në vete, herë njëra ekip dhe herë tjetra në epërsi. 

Image

Kosova

Disa gabime të vashave tona, Malta përfitoi dhe shton epërsinë në 6 pikë (60:66) në minutën e 39-të. Kosova e pafat, mposhtet në përballjen e parë.  

Kosova me gjithë humbjen, tregoi angazhim e lojë të mirë. Duhet theksuar se Norvegjia e ka mposhtur me rezultat 95:36 Andorrën.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Nga tentimi për vetëvrasje deri te gjetja e paqes, ish-futbollisti i Interit flet pas pensionimit në moshën 19 vjeçare

Story i radhës

Pezullohet shitja e naftës për mjetet jo të domosdoshme në Sri Lanka

Të fundit nga

AlbanianMacedonianEnglish