pezullimi nga detyra i zv kryeministres balluku gjkko jep masa arresti edhe per dy funksionare te tjere 691efe836ba1c

Pezullimi nga detyra i zv.kryeministres Balluku, GJKKO jep masa arresti edhe për dy funksionarë të tjerë

November 20, 2025
1 minut lexim

Gjykata e Posaçme ka lëshuar edhe dy masa sigurie “arrest në shtëpie” për dy funksionarët, Erald Elezin, kreu i KESH, dhe Gentian Gjyli, kreu i ARRSH.

Burime jo zyrtare ia kanë konfirmuar këtë informacion gazetares së Top Channel Anila Hoxha.

Kujtojmë se Gjykata e Posaçme ka dhënë dy masa sigurie për Belinda Ballukun, pezullim i ushtrimit të detyrës dhe funksionit si zv. Kryeministre dhe ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, dhe ndalim i daljes jashtë vendit, masa të shpallura pasditen e djeshme.

Vendimi është dhënë nga gjyqtari Erion Çela, i kërkuar nga prokurori Dritan Prençi, nën akuzën e shkeljes së barazisë në tendera, që lidhen me çështjen e tunelit të Llogorasë dhe për lotin 4 të Unazës së Madhe në Tiranë.

Hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit që ju është vendosur në dispozicion shkresa, janë urdhëruar të vënë në dijeni zv.kryeministren Belinda Balluku për masat e dhëna nga Gjykata e Posaçme.


Top Channel

Burimi: top-channel.tv

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

orav kerkon miratimin e statusit per personat me aftesi te kufizuara 691efdecb249d
Lajmi i mëparshëm

Orav kërkon miratimin e statusit për personat me aftësi të kufizuara

duhet te kete folur k i derguari i posacem i trump postoi mesazhin personal ne x zbulonte planin amerikano rus per ti dhene fund luftes ne ukraine 691f00a5472c7
Lajmi i radhës

“Duhet të ketë folur K…”/ I dërguari i posaçëm i Trump postoi mesazhin personal në X, zbulonte planin amerikano-rus për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë

Të fundit nga

Pas Trump, Putin do të vizitojë Kinën

Presidenti rus, Vladimir Putin do të vizitojë Kinën shumë shpejt dhe përgatitjet për udhëtimin kanë përfunduar tashmë, ka thënë të enjten zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov. Putin dhe presidenti kinez, Xi Jinping,
ShkoLartë