Petrovska: Siguria e Evropës dhe e rajonit është prioritet

February 18, 2022
1 minut lexim

Ministrja e Mbrojtjes Sllavjanka Petrovska në dy ditët e fundit në Bruksel mori pjesë për herë të parë në takimin ministror të mbrojtjes të NATO-s, i cili më së shumti iu kushtua tensioneve me Rusinë dhe rreziqeve të sigurisë për Evropën.

Ministrja ritheksoi se mesazhi i përbashkët në NATO është mesazh i mos përshkallëzimit dhe se në këtë drejtim priten sinjale konkrete nga Moska. Pavarësisht tensioneve të sigurisë në kontinent, Petrovska siguron se nuk ka vend për frikë dhe se Maqedonia e Veriut është e sigurt.

“Ajo që është shumë e rëndësishme në situata të tilla kur interesi është sigurisht shumë i justifikuar për ngjarjet në Ukrainë dhe rreth saj, është me rëndësi të madhe që kur dërgohen mesazhe politike ato të jenë mesazhe për të qetësuar para së gjithash, por edhe mesazhe që do të tregojnë deeskalimin e gjendjeve. Ky është mesazhi kyç dhe i parë rreth të cilit praktikisht të gjithë ne u bashkuam dhe ramë dakord se është shumë e nevojshme”.

“Natyrisht, NATO si aleancë politiko-ushtarake, përveç mesazheve të parandalimit dhe mbrojtjes në territorin e vet, duhet t’i dërgojë këto mesazhe për t’i dhënë një shans, pra për të ecur drejt zgjidhjes diplomatike të krizës. Në këtë drejtim në përgjithësi u zhvilluan diskutimet në takim dhe sigurisht që ne dërguam mesazhin përfundimtar në atë drejtim”, tha Petrovska.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Çfarë pranvere na pret? Ja çfarë paralajmëron AcuuWeather

Story i radhës

Prizreni 16 fiton ndaj rivalit lokal, Bashkimit

Të fundit nga

Në Manastir lindin trenjakë

17 Manastir, 6 janar – Me shumë guxim dhe dashuri, nëna solli në jetë tre engjëj të vegjël, në një ditë që simbolizon dashurinë, familjen dhe bashkimin. Ajo është me shëndet të

Gjesti ia uron fitoren Drilonit: E meriton

Gjesti është banori që u eliminua nga nominimi kokë më kokë me Drilonin. Duke u përshëndetur me të gjithë, Gjesti dha një urim vetëm për një person, dhe ishte pikërisht Driloni. “Ia
ShkoLartë