Prizreni 16 fiton ndaj rivalit lokal, Bashkimit

Prizreni 16 ka shënuar fitore ndaj Bashkimit me rezultat 78:73 (22:14, 9:23, 21:22, 26:14), në xhiron e 20-të në Art Motion Superligën e Kosovës në basketboll.

Vendasit e nisën më mirë ndeshjen me një epërsi të dyfishtë, 20:10, dhe e fituan çerekun e parë me rezultat 22:14. Basketbollistët e Bashkimit rikthehen shpejt për të barazuar rezultatin në 26:26, e për të kaluar në epërsi 26:30, ndërsa pjesa e parë përfundon me shifrat 31:37.

Portokallezinjtë vazhduan me lojë të mirë, duke pasur epërsi deri në dhjetë pikë, 35:45, e më pas zhvillohet lojë kryesisht e baraspeshuar, ndërsa rezultati në semafor pas 30 minutash ishte 52:59. Por, skuadra e Prizrenit 16, rikthehet shpejt, për të shkrirë epërsinë dhe për ta kthyer atë në favor të saj, 63:59. Deri 2:27 minuta nga fundi, fituesi nuk dihej, kur pranë rezultatit 69:67, Prizreni 16 ishte më i vëmendshëm në fund dhe triumfoi me rezultat 78:73.

Te Prizreni 16 i jashtëzakonshëm ishte Courtney Fells me 30 pikë, 11 kërcime dhe gjashtë asistime, kurse te Bashkimi u dallua Corey Ross me 19 pikë, tetë kërcime dhe gjashtë asistime.

Prizreni 16 ka 12 fitore e gjashtë humbje, ndërsa Bashkimi ka tetë fitore e 12 humbje.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Petrovska: Siguria e Evropës dhe e rajonit është prioritet

Story i radhës

Arbana Osmani jep lajmin e papritur: Këtë vit Big Brother e kemi prezantuar dy veta

Të fundit nga