Petrovska: Nga nëntori, pjesëtarët e Armatës do të kenë rritje të pagave për 2.000 denarë

October 26, 2022
1 minut lexim

Pjesëtarët e Armatës nga nëntori do të kenë rritje të pagave prej 2.000 denarë, u konfirmua në takimin e djeshëm në Ministrinë e Mbrojtjes nga ministrja Sllavjanka Petrovska me njerëzit e parë të katër sindikatave në Ministri dhe Armatë.

Siç njofton Ministria e Mbrojtjes, kjo do të thotë se me pagën e tetorit, e cila do të paguhet në muajin nëntor, pjesëtarët e Armatës do të kenë rritje të pagës bazë prej 2.000 denarë.

“Armata është garantues i sigurisë së çdo qytetari dhe prandaj për mua si ministre dhe për Ministrinë, avancimi i pozitës së çdo pjesëtari të Armatës mbetet prioritet”, tha ministrja Petrovska.

Bëhet fjalë për një shumë për rritjjen e pagave të pjesëtarëve të Armatës, për të cilën ministrja Petrovska dhe përfaqësuesit e sindikatave në Ministri dhe Armatë negociuan dhe arritën marrëveshje në prag të miratimit të Ligjit për shërbim në Armatë.

Në takimin në kuadër të dialogut të vendosur, në të cilin me ministren Petrovska dhe përfaqësuesit e sindikatave biseduan edhe kryetari i LSM-së, Darko Dimovski dhe këshilltari i kryeministrit për mbrojtje, Dragan Vasilevski, ishte konfirmuar angazhimi i përbashkët për rritje të mëtutjeshme periodike të pagave që do të kontribuojë në rritjen e mëtejshme të standardit të pjesëtarëve të Armatës, thuhet në kumtesë.

 

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Besimi në vizitë pune në Bruksel, në takime me eurokomesarët Hahn dhe Gentiloni

Story i radhës

Përfaqësuesi i posaçëm britanik për Ballkanin Perëndimor, Stuart Peach, sot viziton Maqedoninë

Të fundit nga

Tesla dëshiron të dyfishojë prodhimin në Gjermani

Nga fabrika e prodhuesit amerikan të veturave elektrike Tesla në Grünheide të Gjermanisë, jo shumë larg Berlinit, thanë se janë optimistë për të ardhmen pavarësisht rënies së tregut gjerman. Drejtori i fabrikës
ShkoLartë