Petrovska-Bomgartner: Negociatat aderuese me BE-në duhet të fillojnë sa më shpejtë

February 9, 2022
1 minut lexim

Ministrja e Mbrojtjes, Sllavjanka Petrovska sot pati takim me ambasadorin francez në Maqedoninë e Veriut, Siril Bomgartner.

Konkludimi nga takimi është se të dy shtetet kanë bashkëpunim të afërt dhe të frytshëm, ndërsa këtij bashkëpunimi i paraprijnë edhe perspektiva të reja dhe interesante në të ardhmen sepse dy vendet janë shumë të përkushtuara në këtë, informojnë nga pres-shërbimi i MM-së.

Nga Ministria thonë se Petrovska ka folur për politikën e përbashkët të sigurisë dhe të mbrojtjes së Unionit, me ç’rast theksoi se Maqedonia e Veriut kontribuon në këtë fushë. Duke e pasur parasysh se Franca është kryesuese me Bashkimin Evropian në gjysmën e parë të vitit, ministri theksoi nevojën për një fillim të shpejtë të negociatave për anëtarësim në Union.

“Maqedonia e Veriut ka bërë avancim jashtëzakonisht të madh dhe nevojitet që Unioni ta bëjë hapin e ardhshëm i cili do të jetë motivim i fuqishëm për zhvillim edhe më të madh. Vendi i respekton dhe i mbështet politikat evropiane dhe vendi ynë është në BE. Vitet e fundit kemi bërë shumë, reformat janë të dukshme dhe prandaj meritojmë për ta filluar procesin aderues”, theksoi Petrkovska.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Деца кои следат онлајн настава добивале изостаноци во е-дневник

Story i radhës

lir Shaqiri në takim me drejtorin e Ansamblit shqiptar,Shkodran Tolaj

Të fundit nga

​Netanyahu do t’i nënshtrohet operacionit

​Netanyahu do t’i nënshtrohet operacionit Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu do t’i nënshtrohet një operacioni për heqjen e prostatës, njoftoi zyra e tij. 75-vjeçari u diagnostikua me një infeksion urinar si pasojë e
ShkoLartë