lir Shaqiri në takim me drejtorin e Ansamblit shqiptar,Shkodran Tolaj

Sot në zyrat e drejtorit të Ansamblit Nacional të këngëve e valleve popullore shqiptare në RMV ishte i pranishëm në takim ikona e muzikës epike z.Ilir Shaqiri i cili vazhdimisht ka mbështetur çdo aktivitet dhe ecjen e këtij institucioni. Vizita e ikonës së këngës epike Ilir Shaqirit u bë në prag të manifestimit “Dita e plisit” me ç’rast u bisedua për rëndësinë e evenimenteve të tilla dhe posaqërisht arkivimit të gjithë pasurisë kulturore që ka bërë Ansambli gjatë kësaj kohe! Ilir Shaqiri përgëzoi drejtorin Tolaj për çdo sukses dhe energjinë e pashtershme që i ka falë institucionit duke u bërë artisti i parë që filloi vendosjen e plisit për të vazhduar kështu “maratona” e ekspozimit të plisave të trevave tona që do të kulmojë në evenimentin e madh “Dita e plisit”! Artisti Ilir Shaqiri në shenjë miqësie dhe respekti i dhuroi drejtorit të ansamblit librin e fundit “200 këngë nga opusi i tij”punuar nga Dr. Korab Shaqiri ku janë këngët më të bukura gjatë karrierës 45 vjeçare të ikonës Ilir Shaqiri me tekste dhe notografim! Në mesin e këngëve që cilësohen të një rëndësie kombëtare është “Heroi i zemrës” dedikuar 20 vjetorit të flijimit të heroit tonë kombëtar Adem Jashari! Kjo këngë ka tekstin Ilir Shaqirit dhe muzikë të Shkodran Tolajt e cila është interpretuar dhe realizuar me orkestër simfonike si videospot në vitin 2018 nga drejtori Tolaj!
Me kantautorin dhe artistin e madh Ilir Shaqiri drejtori Tolaj bisedoi për shumë sfida aktuale në kulturën shqiptare në përgjithësi dhe në veçanti për projekte të mëdha që do realizohen së shpejti !

https://www.facebook.com/100064521287572/posts/307872211373486/?d=n

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Petrovska-Bomgartner: Negociatat aderuese me BE-në duhet të fillojnë sa më shpejtë

Story i radhës

Rudina Dembacaj ironizon Einxhel Shkirën dhe e akuzon se i “vodhi” projektin

Të fundit nga