Petrit Selimi publikon fotografi të barrikadave nga vitet 90’të: Tragjike sa pak ka mësuar Beogradi në 30 vjet

Petrit Selimi,  shefi i Fondacionit të Sfidave të Mileniumit (MCC), ka publikuar një fotografi nga barrikadat e vendosura në Kroaci në vitet e 90’ta.

Ai thotë se Beogradi nuk ka mësuar asgjë nga e kaluara.

“Fotoja e vjetër është e vitit 1990 kur militantët serbë vendosën barrikada në të gjithë Kroacinë për të bllokuar rrugët dhe policinë. Luftërat në ish-Jugosllavi filluan menjëherë pas kësaj. Fotografia e dytë është nga kjo javë, militantët serbë që bllokojnë rrugët në Kosovë. Është tragjike sa pak ka mësuar Beogradi në 30 vjet”, ka shkruar ai në Twitter.

Image

Postimi i Petrit Selimit

 

Barrikadat janë të vendosura në Veriun e Kosovës tash e 18 ditë.

Mendje të martën janë shtuar edhe dy barrikada të tjera. 

Story i mëparshëm

Botohen “Shkrimet Historike” të historianit të njohur Zeqirja Idrizi

Story i radhës

Intel riorganizon divizionin e kartave grafike, mbetet i përshkushtar nga brendit Arc

Të fundit nga