Botohen “Shkrimet Historike” të historianit të njohur Zeqirja Idrizi

Ditë më parë doli nga shtypi libri “Shkrime Historike” i Prof. Dr. Zeqirja Idrizit, ligjërues në Fakultetin Filozofik të Universitetit të Tetovës. Në këtë botim shkencor, autori sjell shkrime historike, analiza dhe vështrime të ndryshme me karakter historik. Publikimet e kësaj natyre konsiderohen si një praktikë e mirë për të ndihmuar lexuesin të njihet me krijimtarinë e autorëve të caktuar.
Prof. Dr. Zeqirja Idrizi thekson se përmbledhja e shkrimeve të tij, trajton tematikën historike mbi historinë shqiptare në gjysmën e dytë të shekullit XIX dhe në shekullin XX.
“Përmbajtja e librit dominohet nga studimet shkencore të botuara në revista shkencore brenda dhe jashtë vendit, si dhe kumtesat e prezantuara në konferenca shkencore vendore dhe ndërkombëtare. Publikimet, shkrimet dhe kumtesat merren profesionalisht me shkencën e historisë, ndaj dhe botimi në një përmbledhje të veçantë është bërë me qëllim që edhe opinion i gjerë të njihet me aspektet të zhvillimeve historike të popullit shqiptar, në veçanti në Trevën Lindore Shqiptare. Në aspektin kronologjik, si pikënisje janë: gjenealogjia familjare e Derallëve, formimi i Pashallëkut të Tetovës, luftërat ballkanike dhe Shpallja e Pavarësisë së Shqipërisë më 1912, duke u shtrirë në harkun kohor në tërë shekullin XX”, thekson Prof. Dr. Zeqirja Idrizi.
Në pjesën e dytë dhe të tretë janë përfshirë recensionet e shkruara për libra të ndryshëm, shkrime për ngjarje dhe zhvillime të caktuara të ndërlidhura me shqiptarët në përgjithësi dhe me Pollogun në veçanti. “Shkrimet Historike” është libër i botuar nga Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve në Shkup dhe do të jetë në shërbim në radhë të parë për studentët dhe studiuesit e historisë, por edhe për lexuesit e tjerë të interesuar për historinë dhe shkencat politike.

Marketing

Story i mëparshëm

Drejtori i Institutit “Lumo Skëndo” reagon pas aktit vandal, Uran Butka: Dhunimi i memorialit të Mid’hat Frashërit, akt i shëmtuar i forcave enveriste

Story i radhës

Petrit Selimi publikon fotografi të barrikadave nga vitet 90’të: Tragjike sa pak ka mësuar Beogradi në 30 vjet

Të fundit nga