Petrit Selimi, shefi i Fondacionit të Sfidave të Mileniumit (MCC), ka publikuar një fotografi nga barrikadat e vendosura në Kroaci në vitet e 90’ta.
Ai thotë se Beogradi nuk ka mësuar asgjë nga e kaluara.
“Fotoja e vjetër është e vitit 1990 kur militantët serbë vendosën barrikada në të gjithë Kroacinë për të bllokuar rrugët dhe policinë. Luftërat në ish-Jugosllavi filluan menjëherë pas kësaj. Fotografia e dytë është nga kjo javë, militantët serbë që bllokojnë rrugët në Kosovë. Është tragjike sa pak ka mësuar Beogradi në 30 vjet”, ka shkruar ai në Twitter.
Postimi i Petrit Selimit
Barrikadat janë të vendosura në Veriun e Kosovës tash e 18 ditë.
Mendje të martën janë shtuar edhe dy barrikada të tjera.