Kryeministri bullgar, Kiril Petkov tha sot në një deklaratë për mediat bullgare se nuk është i njoftuar me propozimin e presidentit francez Emmanuel Macron për heqjen e vetos ndaj Maqedonisë.
Për vendimin e largimit të vetos ndaj Maqedonisë së Veriut, Petkov tha se nuk do të ndërmarrë asnjë hap për ta hequr atë pa vendimin e Kuvendit Popullor.
“Nuk kam parë asgjë konkrete në lidhje me planin e Francës, por, natyrisht, ne jemi të gatshëm dhe të hapur për të biseduar me të gjithë partnerët tanë evropianë që kanë propozime, por do të them sërish se ata duhet të pajtohen me qëndrimin kornizë të Bullgarisë. Nëse përcaktohet ai qëndrim, duhet të kalojë në Kuvendin Kombëtar, ndryshe ne nuk kemi opsion tjetër”, tha Petkov.
Vetoja bullgare ndaj Maqedonisë së Veriut në fillim u pa si një çështje e cila mund të zgjidhet me dialogim të palëve, por kujtojmë se nga paraqitjen e fundit nëpër deklarata, nga pala bullgare rastisim në një vendosshmëri që vetoja të mos largohet, ndërsa diplomacia e Maqedonisë, njohës të çështjes apo analistët politikë, shprehen se shanset për largim të vetos janë minimizuar dukshëm dhe nuk shohin përparim të situatës.
Të fundit nga
Një aktiviste për të drejtat e grave nga Arabia Saudite është dënuar me 11 vjet burg
Sara Gjordeni dhe Bardhi, të cilët së shpejti do të bëhen prindër (kliko këtu), janë një
Analisti Fatos Lubonja ka komentuar zhvillimet e fundit sa i takon lëvizjes të SPAK duke goditur
Koordinatori i departamentit për drejtësi në kuadër të kabinetit për qeverisje të mirë në PDK, Përparim
Sezoni i parë në La Liga nuk po shkon siç ndoshta do të donte. Në planin