Lulzim Abazi nuk ndalet, po ia flladit zemrën ferizajasve!

Ferizaj frymon ndryshe tash e më shumë se një vit, nga koha kur e mori klubin Lulzim Abazi.

E para, e shpëtoi nga falimentimi.  

E dyta, e stabilizoi gjendjen brendapërbrenda klubit.

E treta, krijoi kushte dhe e ktheu klubin aty ku e ka vendin në shoqërinë e më të mirëve.

Ashtu siç kemi paralajmëruar para disa javësh, se Ferizaj do t’i rikthejë lojtarët e vet që po luajnë në klube tjera, ashtu edhe po ndodhë!

E ktheu sulmuesin Astrit Fazliun, pastaj mesfushorin Bujar Shabanin dhe sot edhe portierin Leutrim Rexhepin. 

Abazi nuk do të ndalet me kaq, është në negociata edhe me 7-8 futbollistë dhe vetëm pritet dita – ditës edhe zyrtarizimi. 

Synimi i tij është që klubin ta dërgojë edhe në garat evropiane, për herë të parë në histori të këtij kolektivi.

Primare e ka të krijojë kushte dhe me rezultate t’ua flladit zemrën ferizajasve të përvuajtur për suksese, po ashtu për herë të parë në histori të shijojnë arenën ndërkombëtare.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Petkov: Nuk do të marr asnjë vendim për largimin e vetos, nuk jam njoftuar ende me propozimin e Francës

Story i radhës

Si ta dalloni nëse një mashkull ka rërë në dashuri me ju, nëpërmjet gjuhës së tij të trupit

Të fundit nga