Petkov: Maqedonisë së Veriut i duhet të paktën 10 vite për tu bërë anëtare e BE-së

April 24, 2022
1 minut lexim

Kryeministri I Bullgarisë Kiril Petkov tha se Maqedonia e Veriut do t’i bashkohet Bashkimit Evropian, së paku për 10 vjet. Në një intervistë për BTV ai tha se ka shumë kapituj në rrugën e saj drejt Evropës. Ne vetëm duhet të vendosim kushte për veten tonë – për shembull, për Kushtetutën para kapitullit të parë.

“Ka shumë njerëz që përpiqen të tronditin marrëdhëniet e mira mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut. Qeveria jonë nuk do t’i nënshtrohet provokimeve kaq të lehta, që po tentojnë të ndodhin nga të dyja palët. Ne kemi një qëllim të përbashkët – Maqedonia e Veriut të jetë një vend evropian, një fqinj i mirë. Së bashku mund të krijojmë rritje ekonomike dhe vetëm duhet të injorojmë të gjitha këto thirrje dhe provokime nacionaliste për të ecur përpara”, ka deklaruar Kirill Petkov, kryeministër i Bullgarisë.

Sipas tij, garantimi për të drejtat e bullgarëve në Republikën e Maqedonisë së Veriut mund të sigurohet përmes procesit evropian.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

“Luftë guerile”/ Eksperti francez flet për sulmet në veri të Kosovës; Rusia do ta përhapë pushtimin në një shtet tjetër

Story i radhës

​Testimi për rrugët në Prishtinë sot pa kolona

Të fundit nga

ShkoLartë