​Pesë të vrarë nga shpërthimi në Ekuador

1 minut lexim

Të paktën pesë persona u vranë, 15 u plagosën dhe të tjerë u zhdukën në qytetin port ekuadorian të Guayaquil nga të shtënat dhe një shpërthim, njoftuan sot autoritetet e vendit.

Prokuroria e Ekuadorit njoftoi në Twitter se po mbledhin prova për të përcaktuar shkakun dhe motivin e sulmit në lagjen Cristo del Consuelo në qytetin e Guayaquil.

Ministri i Brendshëm Patricio Carrillo njoftoi në Twitter se anëtarët e krimit të organizuar në Ekuador “tani po sulmojnë me mjete shpërthyese”.

“Kjo dhunë është shpallje lufte ndaj vendit. “Ose do të bashkohemi për ta përballuar atë ose çmimi për shoqërinë do të jetë edhe më i lartë,” shkroi Carrillo.

Në Guayaquil, i cili ndodhet 270 kilometra në jugperëndim të kryeqytetit Quito, ka të shtëna dhe vrasje të shpeshta nga anëtarët e bandave rivale që besohet se janë të lidhura me tregtinë kombëtare dhe ndërkombëtare të drogës.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Ky është Faruku me nuse para 28 viteve, dikur me sport sot me politikë!

Story i radhës

Rusia humbet 19 tanke dhe automjete të blinduara në një ditë të vetme

Të fundit nga