Pesë të plagosur në protestën kundër pushtimit rus në Nova Kakhovka të Ukrainës

Forcat ruse kanë hapur zjarr në një protestë kundër pushtimit të qytetit jugor të Ukrainës, Nova Kakhovka, duke plagosur pesë persona, tha agjencia ukrainase e lajmeve Interfax Ukraine, duke cituar dëshmitarë okularë.

Rreth dy mijë njerëz kishin dalë në rrugët e Nova Kakhovka për të treguar kundërshtimin e tyre ndaj pushtimit duke valëvitur flamujt ukrainas dhe duke u bërë thirrje forcave ruse të largoheshin, raportoi agjencia.

Protesta të ngjashme u organizuan në zona të tjera të pushtuara, sipas kësaj agjencie.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Përjetësia e heroizmit biblik të familjes Jashari

Story i radhës

Aktorët e njohur kryejnë donacionin e madh në ndihmë të qytetarëve të Ukrainës

Të fundit nga