Para përdorimit të çfarëdo produkti, kërkoni këshillën e dermatologut
Lëkura e skuqur kryesisht shfaqet gjatë ditëve të ftohta, posaçërisht kur fryn era për shkak të së cilës lëkura bëhet e irrituar dhe e thatë.
Kundër skuqjes në lëkurë mund të luftoni me ndihmën e një maske e cila bëhet me vetëm tre përbërës.
Natyrisht, para përdorimit të çfarëdo produkti është e nevojshme të bëni një kontroll te dermatologu, në mënyrë që të eliminohet mundësia e sëmundjeve serioze, por edhe të merrni këshillë dhe rekomandim se si të luftoni me problemin tuaj.
Përbërësit:
▪ 1 lugë mjaltë,
▪ 2 lugë jogurt,
▪ 1/3 e filxhanit fjolla tërshëre.
shutterstock
Përgatitja:
Përzieni ujin e nxehtë dhe tërshërën së bashku dhe lëreni të qëndrojë për disa minuta në mënyrë që tërshëra të fryhet. Më pas derdhni 1 lugë gjelle mjaltë në masë sa është ende e ngrohtë dhe përzieni. Shtoni kosin dhe përziejini mirë.
Lani fytyrën dhe qafën me ujë të ngrohtë dhe një pastrues pa vaj për të hequr grimin dhe poret e hapura.
Aplikojeni maskën në mënyrë të barabartë dhe lëreni në fytyrë për rreth 15 minuta.
Hiqeni maskën me ujë të vakët, fshijeni butësisht me një leckë të butë nëse është e nevojshme.
Pasi ta hiqni maskën, spërkatni lëkurën me ujë të ftohtë për të mbyllur poret, më pas thajeni me një peshqir të butë.