Përzgjedhësi i ri i Kosovës, Giresse viziton stadiumin “Fadil Vokrri”, Kampin në Hajvali dhe selinë e FFK-së

Pas prezantimit para mediave si përzgjedhës i ri i Kosovës, trajneri francez, Alain Giresse, në shoqëri të presidentit Agim Ademi, nënkryetarit Bakir Burri, drejtorit të ekipit përfaqësues, Muharrem Sahiti dhe menaxherit Bajram Shala, ka vizituar Kampin Edukativ Nacional në Hajvali, stadiumin “Fadil Vokrri” dhe selinë e FFK-së.

Gjatë këtyre vizitave, Giresse është njoftuar nga presidenti Ademi me punimet e kryera dhe ato që do të vazhdojnë të kryhen në të ardhmen, me qëllim të krijimit të kushteve sa më të volitshme për ekipet e Kosovës.

Ai është shprehur i lumtur me atë çfarë ka parë dhe ka përgëzuar drejtuesit e FFK-së që për një kohë kaq të shkurtër pas anëtarësimit në UEFA e FIFA kanë arritur në një nivel të tillë të infrastrukturës.

Po ashtu, Giresse së bashku me presidentin Ademi kanë bërë homazhe edhe te shtatorja e legjendës, Fadil Vokrri, për të cilin përzgjedhësi i ri i Kosovës ka thënë se ka pasur një lidhje shumë të fortë miqësore.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Trençevska thotë se me 18 mijë denarë pagë minimale vlerësohet puna e punëtorëve

Story i radhës

Gili marton djalin, kështu po duket nusja në fustanin e bardhë

Të fundit nga