Përvjetori i vdekjes së Ibrahim Rugovës/ Balla: “Gandi i Ballkanit”!

January 21, 2022
1 minut lexim

Sot shënohet 16-vjetori i vdekjes së ish-presidentit të Kosovës Ibrahim Rugova.

Me një postim në Facebook, kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taluant Balla shkruan se udhëheqësia e tij e mençur ka meritën historike në pavarësimin dhe ngritjen e shtetit demokratik të Kosovës, me orjentimin e palëkundur të integrimeve në BE dhe NATO, në mirënjohje dhe koordinim të vazhdueshëm me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Sot kujtojmë “Gandin e Ballkanit”, shqiptarin e madh, Presidentin historik të Kosovës, Ibrahim Rugova.

Udhëheqësia e tij e mençur ka meritën historike në pavarësimin dhe ngritjen e shtetit demokratik të Kosovës, me orjentimin e palëkundur të integrimeve në BE dhe NATO, në mirënjohje dhe koordinim të vazhdueshëm me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.”- shkruan ai.

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Akademi përkujtimore për Rugovën në Gjilan – kryetari nga radhët e VV-së lartëson figurën e tij

Story i radhës

BE-ja e sheh pozitive vizitën e kryeministrit bullgar në Shkup

Të fundit nga

Të hënën reshje intensive shiu në 5 qarqe

Fillimi i javës do të nisi me reshje intensive deri lokalisht shumë intensive në qarqet Vlorë dhe Gjirokastër. Kështu njofton Instituti i Gjeoshkencës në buletinin e tij. Ndërkohë që reshjet intensive do
ShkoLartë