Kaçaniku me palestër të re sportive. Është edhe një lajm i mirë për këtë qytezë, sidomos për sportet me dorë.
“Tani Kaçanikut ju shtua palestra ku klubi ynë do të zhvilloj ndeshjet tash e tutje.
Ne këtë përurim klubi ynë ishte prezent ku zhvilluan një lojë miqësore djemtë dhe vajzat me KV “Libero” dhe KV Ferizaj.
Kryetari i Komunës, Besim Ilazi, uroi qytetarët, e në veçanti sportistët të cilët kanë pritur me vite të tëra për këto hapësira sportive.
Në këtë ceremoni i pranishëm ishte edhe Ministri për Kulturë, Rini e Sport Hajrulla Çeku, i cili uroi qytetarët dhe sportistët kaçanikas.
Klubi falënderon të gjithë për mbështetjen e vazhdueshme veçanërisht edhe për mysafirët tanë që nuk hezituan të vinin për lojë miqësorë”, thuhet nga KV Kaçaniku.