Përtëritja e zonës intime me acid hialuronik: Cilat femra janë ideale për këtë trajtim dhe a ka ndonjë efekt anësor

December 15, 2024
min lexim

Rinovimi i zonës intime me acid hialuronik po bëhet një zgjedhje gjithnjë e më e popullarizuar te gratë që duan të përmirësojnë pamjen dhe funksionalitetin e zonës së tyre intime

Vitet e fundit, tregu i trajtimeve estetike për zonën intime ka shënuar një rritje vjetore prej 40 për qind, gjë që tregon një ndërgjegjësim në rritje për trajtimet shëndetësore dhe estetike te gratë.

Acidi hialuronik, në trajtimet për zonën intime, ndihmon në hidratimin dhe rikthimin e indeve, duke përmirësuar kënaqësinë seksuale dhe duke reduktuar simptomat e dispareunisë (marrëdhënieve të dhimbshme).

Rinovimi i zonës intime me acid hialuronik është një trajtim jokirurgjikal që përdoret për të përmirësuar elasticitetin, hidratimin dhe dukjen e zonës intime.

Acidi hialuronik ndihmon në rivendosjen e indeve dhe përmirësimin e tonit, gjë që mund të kontribuojë në rritjen e rehatisë dhe vetëbesimit.

Përfitimet kryesore të kësaj procedure përfshijnë rritjen e hidratimit, rikthimin e elasticitetit të lëkurës, përmirësimin e dukjes dhe funksionit të zonës intime, si dhe reduktimin e simptomave të tilla si thatësia dhe parehatia. Shumë gra ndiejnë një përmirësim si në aktivitetet e tyre të përditshme ashtu edhe gjatë marrëdhënieve intime.

Sa i sigurt është trajtimi me acid hialuronik?

Procedura është minimalisht invazive, me rreziqe të ulëta dhe kohë të shkurtër rikuperimi. Efektet anësore të vogla, të tilla si skuqje ose ënjtje e lehtë, mund të ndodhin shumë rrallë. Procedura zakonisht zgjat nga 20 deri në 30 minuta, në varësi të nevojave specifike të pacientit. Shumica e grave mund t’i kthehen aktiviteteve të përditshme menjëherë pas trajtimit, pasi nuk ka nevojë për një rikuperim të gjatë.

Rezultatet janë shpesh të dukshme menjëherë pas trajtimit, por efektet optimale bëhen të dukshme pas 10 deri në 14 ditë, kur acidi hialuronik është integruar plotësisht në inde. Rezultatet afatgjata zakonisht zgjasin deri në dy vjet, në varësi të faktorëve individualë dhe stilit të jetesës së pacientit. Trajtimet e rregullta mund të ndihmojnë në zgjatjen e efekteve dhe ruajtjen e rezultateve.

Trajtimi me acid hialuronik nuk është i dhimbshëm

Trajtimi me acid hialuronik nuk është i dhimbshëm dhe shumica e pacientëve ndjejnë vetëm siklet të lehtë. Një anestezik lokal mund të përdoret para procedurës për të reduktuar më tej çdo shqetësim gjatë aplikimit të acidit hialuronik. Gjithashtu, pacienti mund të vihet nën një anestezi afatshkurtër intravenoze.

Para trajtimit, është e rëndësishme të shmangni përdorimin e kozmetikës agresive në zonën intime. Rekomandohet të konsultoheni me mjekun në mënyrë që pacienti të njihet me procedurën dhe të gjitha detajet e trajtimit.

Efektet anësore të mundshme të trajtimit

Efektet anësore të mundshme janë: ënjtje e lehtë, skuqje, ndjesi shtrëngimi në vendin e aplikimit. Këto reagime zakonisht kalojnë brenda disa orësh deri në disa ditë dhe komplikimet serioze janë shumë të rralla.

Gratë që janë kandidate për trajtim

Femrat që ndjejnë ndryshime në zonën intime për shkak të ndryshimeve hormonale, lindjes apo menopauzës apo korrigjimi i cikatriceve mund të bëjnë trajtimin me acid hialuronik. Në fund të fundit, ashtu si lëkura e fytyrës humbet tonin e saj me kalimin e viteve, po ashtu lëkura e vulvës humbet tonin e saj.

Hulumtimet tregojnë se më shumë se 85 për qind e grave që iu nënshtruan trajtimit me acid hialuronik për rinovimin e rajonit intim shprehin një nivel të lartë kënaqësie me rezultatet.

Ky trajtim aplikohet gjithnjë e më shumë tek gratë në të 30-at dhe 40-at e tyre dhe 45 për qind e pacientëve i përkasin kësaj grupmoshe.

Është interesante se sipas të dhënave të fundit, numri i grave që kanë zgjedhur trajtimin me acid hialuronik në zonën intime është rritur me më shumë se 30 për qind në tre vitet e fundit.

Burimi: botasot.info

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Pesë të vdekur pas të shtënave në Francën veriore

Story i radhës

Hapet konkursi për 56 zjarrfikës të rinj, kërkohet përmirësim i kushteve

Të fundit nga

ShkoLartë