Përtej klisheve!

February 2, 2022
min lexim

S’identifikohem me Dardanin politikisht, ideologjikisht dhe as në qasje, bilës jam antipod i Tij, por jam n’unision me të për të drejtën e protestës dhe klithmës në mbrojtje të interesit qytetar.

Isha për arrestimin e Tij, si përgjigje për sjelljen e pahijshme & agresive kundër gardianit të Rendit dhe Ligjit, policit në fytyrë të Republikës së Kosovës në ditën e protestës së PSD-së, kundër shtrenjtimit astronomik të energjisë elektrike për qytetarët e Kosovës.

Dardani të arrestohej aty dhe jo pastaj !

Lideri i PSD-së, do duhej arrestuar në momentin e kryerjes së veprës, pra kryerjes së aktit të shëmtuar i cili ndodhi para syve të dy komandanteve të njësive operative dhe të gjithë njësisë policore n’krye të operacionit n’mbrojtje të godinës së Qeverisë së Republikës së Kosovës, dhe jo pasi të merren urdhrat politik nga Kryeministri rebel dhe i cili shquhej me akte të tilla agresive deri në ato terroriste derisa ishte n’Opozitë dhe Dardanin e kishte krahë të djathtë dje, e kundërshtar politik sot.

Kryeministri Kurti u kthye në Kryepolic politik, dhe la shije të keqe!

Deri dje, tandemi (binomi) Kurti-Molliqaj, digjnin, thyenin, rrihnin dhe tentonin t’vrisnin me molotov, organet e rendit, titullarë të institucioneve, institucione dhe familje të Kryeministrit të Republikës së Kosovës, siç ishte rasti me ish Kryeministrin Mustafa, por Krye-kryengritësi ai atëhershëm, Kryeministër i sotëm, trazirat e organizuara prej Tij, i quante legjitime dhe kombëtare, madje përdorimin e dhunës dhe vandalizmin i justifikonte si mjet dhe jo si qellim.

Kurti & Molliqaj kur ishin bashkë n’Opozitë, nuk zgjidhnin mjete dhe as metoda kundër pushtetit dhe organeve të rendit, madje propagandonin se dhuna si instrument në “mbrojtje të shtetit”, kurrë s’është e tepërt dhe as e ndaluar, as atëherë kur humbën jetët njerëzish, absurd !

E sot, s’ka më: “Qëllimi arsyeton mjetin” !

Kush do që guxon të dal kundër vendimeve arbitrare & skandaloze të Qeverisë Kurti, vendime këto në dobi të kompanive private dhe të pakicës serbe n’Veri, por në dëm të qytetarëve shumicë të Republikës së Kosovës, quhet e dëmshme, anti-shtetërore dhe me pretendime politike, absurd.

Arrestimi i vonuar i z.Molliqaj, nuk është akt profesional, por shpërfaqë pa-aftësinë e pushtetit aktual dhe stërkeqen e Kryepolicit-Kryeministër, me një akt edhe me të shëmtuar për demokracinë dhe rendin juridik të Kosovës.

Meqë nuk ka ndodhë në momentin dhe kohën e duhur, është dashur të tejkalohet me atë shije të keqe, se cilës kjo shije e keqe, vetëm sa është shtuar me rastin e arrestimit të vonuar.

Lëshimit profesional të Policisë së Kosovës, iu shtua dështimi makabër i Kryeministrit Kurti me urdhër politik kundër ish bashkëpunëtorit të deridjeshëm dhe opozitarit të sotëm, z. Dardan Molliqaj!

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Qeveria: Vendimet për izolim do t’u shpërndahen qytetarëve përmes një platforme të internetit

Story i radhës

E dhimbshme, 12 emigrantë vdesin nga i ftohti në kufirin Turqi-Greqi

Të fundit nga

Përse macet flenë dy të tretat e jetës?

Jeta e maceve shtëpiake përbëhet nga katër aktivitete – loja, gjuetia, ngrënia dhe gjumi. Pasi kanë prejardhjen nga macet e egra, kjo në ambient të hapur ka plotësisht kuptim, sepse janë grabitqare
ShkoLartë