Gjatë ditët në rrjetet sociale është publikuar një fotografi e cila po bëhet virale dhe ku pretendohej që ulur në tavolinë janë parë lideri i BDI, Ali Ahmeti, lideri i ASH, Ziadin Sela dhe një person i tretë që nuk mund të identifikohet nga pamja, shkruan flaka.com.mk
Por kjo amulli nuk zgjati shumë, pasi brenda kohës rrodhën fakte që treguan që personi i etiketuar si Ziadin Sela është një atdhetar nga Kosova.
Fjala është për veprimtarin Bejtullah Tahiri, i cili mbeti gjallë nga pushtimi jugosllav e sërb vetëm pse ashtu deshti Zoti.
Bejtullah Tahiri është një veprimtari i madh kombëtar e personaliteti shquar i Atdheut, anëtari i Komitetit Drejtues të GMLK-së, ish i burgosuri politik dhe pas daljes nga burgu Anëtar i Kryesisë së Degës së LDK-së në Gjilan dhe anëtar e figurë e madhe e LPRK-së!

Bejtullah Tahiri ishte pararendës dhe ushtarë, komandant e veteran luftetarë i UÇK-së.
Fotografia është realizuar me maj të këtij viti dhe të pranishëm në tavolinë, krahas Ahmetit e Tahirit janë edhe veprimtarët e shquar Ismet Sylejmani e Gani Neziri.
“Ishte knaqësi takimi me liderin e ndryshimeve të mëdha historike në Maqedoninë e veriut z.Ali Ahmeti dhe shokun e burgut Bejtulla Tahiri. Takimin e organizoi ish anëtari i Këshillit Drejtues të LPK-së dhe njëherësh edhe ish Zëdhënës i ZOK-ut shoku Ismet Sylejmani”, shkruan në postimin në Fejsbuk, Neziri.
Edhe lideri i ASH, Ziadin Sela përmes një prononcimi për Klan Maqedoni tha që fotografia është një propagandë dhe nuk është ai në fotografi. Sela tha që nga viti 2017 nuk është ulur asnjëher në tavolinë me Ali Ahmetin.
