BDI: Rritje rekorde e rrogave prej 15% për mësimdhënësit

Bashkimi Demokratik për Integrim përshëndet marrëveshjen e arritur mes Qeverisë dhe Sindikatës për arsim, shkencë dhe kulturë.

Në kushte të krizës më të madhe ekonomiko-energjetike, BDI vazhdon me politikat e rritjes së pagave duke vlerësuar kështu mundin e punëtorëve përmes dialogut të hapur.

Me këtë marrëveshje të arritur edhe njëherë vërtetohet se përmes dialogut social mund të arrihet deri tek një marrëveshje e pranuar dhe e kapshme për të gjithë dhe me këtë punëtorët e arsimit tashmë nga muaji Shtator të kenë paga mujore më të larta për 15 për qind, rritje kjo historike.

Bashkimi Demokratik për Integrim sistematikisht është angazhuar për përmirësimin e standardit jetësor të punonjësve të arsimit me ç’rast rikujtojmë se kësaj rritje prej 15 për qind i ka paraprirë një rritje kumulative prej 21 për qind nga viti 2017 periudhë kjo kur me dikasterin e arsimit ka udhëhequr kuadër i BDI-së.

Rritja e pagave mujore është në pajtim me vendimin që realizimi të fillojë nga muaji Shtator derisa të gjithë të punësuarve në arsim të cilët kanë qenë pjesë e grevës, paga të ju lëshohet e plotë.

Bashkë me rritjen e pagave në arsim, vazhdojmë edhe definimin e metodologjisë për rritje graduale të pagave, me çka do të mbrohet standardi i mësimdhënësve duke larguar kështu ndikimin politik nga arsimi.

Bashkimi Demokratik për Integrim, gjatë gjithë këtyre 20 viteve është dëshmuar si parti e përgjegjshme duke qëndruar në krah të qytetarëve dhe njëjtë do të vazhdojë edhe në të ardhmen për të përmirësuar standardin jetësor, madje edhe në kushte të krizave ekonomike.

Story i mëparshëm

Këshilli i Prindërve i Kosovës dënon lënien anash të fëmijëve nga komuniteti RAE në Festën e Abetares në Pejë

Story i radhës

Personi në foto me Ali Ahmetin nuk është Ziadin Sela. Është një hero i gjallë i Kosovës!

Të fundit nga