Ata janë privuar nga liria dhe janë mbajtur në stacionin policor në lidhje me nenin 387 të Kodit Penal, dhe pas dokumentimit të rastit do të ngrihet një kallëzim përkatës.
Më 19.03.2025, rreth orës 21:25, në SPB Shkup është raportuar se në parkun e qytetit në Shkup kishte fishekzjarrë dhe nuk po respektohej vendimi i Qeverisë për shtatë ditë zie.
Menjëherë është vepruar nga ana e shërbimeve policore të SPB Shkup dhe është konstatuar se në një lokal në parkun e qytetit ishte organizuar një festë ditëlindjeje, gjatë së cilës M.F. (18) dhe M.F. (18), të dy nga Shkupi, kishin ndezur fishekzjarrë, informon MPB.
Ata janë privuar nga liria dhe janë mbajtur në stacionin policor në lidhje me nenin 387 të Kodit Penal, dhe pas dokumentimit të rastit do të ngrihet një kallëzim përkatës.