trumpi do te urdheroje nje plan per mbylljen e departamentit te arsimit te shba se 67dbcd8b4bc24

Trumpi do të urdhërojë një plan për mbylljen e Departamentit të Arsimit të SHBA-së

March 20, 2025
1 minut lexim

Presidenti amerikan, Donald Trump planifikon të nënshkruajë një urdhër ekzekutiv të enjten që bën thirrje për mbylljen e Departamentit të Arsimit të SHBA-së, sipas një zyrtari të Shtëpisë së Bardhë, duke avancuar një premtim të fushatës për të eliminuar një agjenci që ka qenë një objektiv prej kohësh i konservatorëve.

Zyrtari foli në kushte anonimiteti përpara një njoftimi.

Trump e ka kritikuar Departamentin e Arsimit duke e cilësuar si “shpërdorues dhe të ndotur nga ideologjia liberale”. Sidoqoftë, përfundimi i çmontimit të tij ka të ngjarë të jetë i pamundur pa një akt të Kongresit, i cili krijoi departamentin në 1979, raporton Associated Press.

Në disa dokumente të Shtëpisë së Bardhë thuhej se urdhri do ta udhëzonte Sekretaren Linda McMahon “të ndërmarrë të gjitha hapat e nevojshëm për të lehtësuar mbylljen (e) të Departamentit të Arsimit dhe kthimin e autoritetit arsimor në Shtetet, duke vazhduar të sigurojë ofrimin efektiv dhe të pandërprerë të shërbimeve, programeve dhe përfitimeve në të cilat mbështeten amerikanët.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

dita e ndeshjes kosova pret islanden ne fadil vokrri dardanet duan fitore ne ndeshjen e pare 67dbca031d0ea
Story i mëparshëm

Dita e ndeshjes: Kosova pret Islandën në ‘Fadil Vokrri’, Dardanët duan fitore në ndeshjen e parë

pexels kindelmedia 7773266
Story i radhës

Personat që ndezën fishekzjarrë mbrëmë në Shkup janë arrestuar

Të fundit nga

Dramë, festë dhe dëshpërim në Korçë!

Korça ishte përgatitur sot për festë, por ka përjetuar një dramë, pasi është mundur në shtëpi nga Bylisi dhe ky rezultat ka shënuar rënien nga kategoria të skuadrës së drejtuar nga Ernest
ShkoLartë