Zemra e personave që u përkasin këtyre shenjave të horoskopit është plot me bujari dhe dashuri. Janënjerëz qëvlejnë sa ari. Duhet t’ia njihni vlerat e të mos e mohoni asnjëherë shoqërinë e tyre.
Binjakët
Janë persona me mjaft vlera, pavarësisht ndryshimeve të vazhdueshme të humorit dhe objektivave të tyre. Nëse krijon lidhje të ngushtë me një Binjak, ke për ta kuptuar se kanë një shpirt të pastër dhe mund të jenëmiq mjaft tëmirë. Inteligjenca dhe humori i tyre janë unike dhe na tërheqin, mbi të gjitha sepse e kuptojmë që nuk janë njerëz të ligë në shpirt. Jetojnë duke i dhënë jetës kuptim dhe intensitet, si dhe janëtë gatshëm të na ndihmojnë nëndërtimin e një realiteti më të lumtur. Mos e lër asnjëherë të largohet njëBinjak prej teje, pasi ke për të humbur një mik tepër të mirë.
Luani
Edhe pse kanë një ego tepër të zhvilluar, janë persona me vlera të mëdha, nëse dimë t’i analizojmë nëmënyrën e duhur. Atyre u pëlqen t’i ndihmojnë të tjerët, si dhe të transmetojnë paqe për ata që po kalojnënë momente tëvështira. Janë gjithmonë vetvetja dhe kanë një karakter tërheqës për këdo që i rrethon. Nëse ke një mik tëshenjës së Luanit, bën mirë ta mbash fort pranë vetes, pasi janë miq tëpazëvendësueshëm.
Virgjëresha
Mirësjellja dhe empatia janë disa nga karakteristikat kryesore të Virgjëreshës. Janë persona tepër tësjellshëm, i trajtojnë të tjerët me dashuri, respekt e mirësjellje. Personat e kësaj shenje janë gjithashtu “lexues” shumë tëmirë të emocioneve dhe e kuptojnë kur dikush ka nevojë për motivim apo dashuri. Janëtë sinqertë, besnikë dhe nuk i lejojnë personat e dashur të luftojnë të vetëm. Vlerësoji, pasi vlerat e tyre janë tepër të mëdha.
Ujori
Janë persona të orientuar drejt mirësjelljes dhe miqësisë. Natyra e tyre pozitive dhe e ndershme i bën ndonjëherë ta neglizhojnë faktin që dikush mund t’i ketë lënduar më parë. Kanë zgjuarsi të theksuar emocionale dhe e dinë se mënyra më efektive për të ndërtuar një jetë më të mirë për veten e tyre, ështëpërmes mirësjelljes dhe ndihmesës së atyre që kanë nevojë. Mund të mësosh shumë nga këta persona, ndaj mos i lër të largohen prej teje.