pershtypje e gabuar cilesia e sherbimeve juridike nuk varet nga cmimi 681b8c173e9f2

Përshtypje e gabuar, cilësia e shërbimeve juridike nuk varet nga çmimi!

May 7, 2025
min lexim

Shkup, 7 maj – Një situatë delikate ekziston në vendin tonë ku ofrohen shërbime juridike falas por shumë pak shfrytëzohen. Kjo për pasojë të asaj që është krijuar përshtypja apo percepcioni që sa më shumë paguan aq më cilësor e ke shërbimin. Kjo proverbë mund të jetë e vërtetë por vetëm për çështje tjera por assesi por shërbimet juridike që mund të bëhen edhe falas. Prandaj, një informim i duhur do të ndihmonte shumë qytetarë që edhe pak ato para që i kanë xhep mos t’i dërgojnë për punë të cilat mund të bëhen falas, shkruan Zhurnal.

Përse qytetarët nuk marrin ndihmë juridike falas?

Shumica e qytetarëve janë të pa informuar për mundësinë që ekziston që ata të marrin ndihmë juridike falas. Mbase është krijuar përshtypja e gabuar që sa më shumë paguan aq më të mirë e ke shërbimin juridik. Thua se shërbimet juridike janë ushqime që varet cilësia nga pagesa. Por, e vërteta e hidhur qëndron që shumë pak prej qytetarëve e shfrytëzojnë ndihmën juridike falas.

”Shumë qytetarë nuk janë të informuar se kush duhet të na ndihmojnë për drejtësi. Nga padituria njerëzit vuajnë dhe shëtitën nga një institucion në tjetër dhe nuk arrijnë të marrin informata të sakta dhe po ashtu nuk janë të edukuar mjaftueshëm se ku duhet të drejtohen që të realizohet e drejta e tyre. Informatat zakonisht i kërkonim nga shoqëria apo familjarë por është e vështirë që të vish në institucionin që duhet”, u shpreh një qytetar mbi temën në fjalë për Alsat.

“Projekti i ndihmon Ministrisë së Drejtësisë që ky sistem të funksionoje në praktikë dhe sipas raportit të Ministrisë së Drejtësisë në vitet e fundit ka rreth gjashtë mijë qytetarë që kanë pranuar ndihmë primare ligjore dhe rreth 230 qytetarë të cilët kanë pranuar ndihme ligjore sekondarë apo përfaqësim të avokatit në procedura. Përndryshe projekti i ndihmon edhe të punësuarit dhe punëdhënësit, avokatët, të punësuarit në OJQ, që t’i forcojnë kapacitetet e tyre që ndihma ligjore falas të jetë më efikase”, deklaroi Irena Cuculoska – Udhëheqëse e projektit për të drejtat ligjore falas, për Alsat.

Projektit për mbështetje për qasje më të mirë në shërbime dhe më cilësore të ndihmës juridike falas në Maqedoninë e Veriut është pjesë e programit “Instrumenti Horizontal për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë, projekt i përbashkët i Bashkimit Evropian dhe Këshillit të Evropës i cili filloi nga viti 2023 dhe implementimet në të gjithë territorin e vendit për të informuar qytetarët me të drejtat e tyre ligjore.

Mitet mbi çmimin dhe cilësinë e shërbimeve juridike –

Një nga mitet më të përhapura është se “sa më shumë të paguash, aq më shumë do të marrësh”. Megjithatë, kjo nuk është gjithmonë e vërtetë. Shumë herë, shërbimet juridike ofrohen me çmime të arsyeshme dhe mund të jenë po aq efektive sa ato me çmime të larta. Në disa raste, avokatët me pagesa më të ulëta mund të ofrojnë shërbime të shkëlqyera dhe të përkushtuara.

Cilësia e shërbimeve juridike nuk matet vetëm me çmimin. Ajo varet nga disa faktorë të tjerë:

  • Kualifikimi dhe përvoja e avokatit: Një avokat i kualifikuar dhe me përvojë mund të ofrojë këshilla të vlefshme dhe të drejta, pavarësisht çmimit.
  • Komunikimi dhe përkushtimi: Një avokat që komunikon mirë dhe është i përkushtuar ndaj klientit mund të sigurojë një përvojë më të mirë, pavarësisht çmimit.
  • Transparenca dhe etiketa profesionale: Një avokat që vepron me etikë dhe është transparent në lidhje me shërbimet e tij mund të ndihmojë në ndërtimin e besimit dhe sigurisë për klientin.

Megjithatë, në Maqedoninë e Veriut, ekziston një sistem i ndihmës juridike falas për ata që nuk kanë mundësi financiare. Ky sistem është i mbështetur nga shteti dhe ofron shërbime juridike për individët në nevojë. Për më shumë informacion, mund të vizitosh faqen zyrtare të Ministrisë së Drejtësisë ose të kontaktosh zyrat rajonale të saj.

Kujtojmë që, cilësia e shërbimeve juridike nuk është gjithmonë e lidhur me çmimin që paguhet. Është e rëndësishme të vlerësosh kualifikimin, përvojën dhe etikën e avokatit, si dhe të eksplorosh mundësitë për ndihmë juridike falas në rast nevoje. Në këtë mënyrë, qytetarët tanë mund të marrin shërbime juridike të cilësisë së lartë pa u shqetësuar për çmimin. /Zhurnal.mk

BURIMI: zhurnal.mk

MARKETING

RENT A CAR

sela taravari eshte genjeshtar 681b8c1014540
Story i mëparshëm

Sela: Taravari është gënjeshtar

do jete fitorja me e bukur e ps se rama ne lushnje nis krijimi i industrise ushqimore 681b917329a53
Story i radhës

“Do jetë fitorja më e bukur e PS-së”/ Rama në Lushnjë: Nis krijimi i industrisë ushqimore

Të fundit nga

ShkoLartë