Mbase një prej veçorive më të spikatura të iPhone 14, 14 Plus, dhe 14 Pro është ajo që nuk keni për ta përdorur thuajse kurrë e as nuk keni për të pasur nevojë.
Telefonët e rinj kanë lidhje satelitore të integruar që njerëzit mund ta përdorin për të dërguar mesazhe në kërkim të ndihmës ku nuk ka sinjal celular.
Së pari iPhone duhet orientuar për të marrë sinjalin më të mirë të mundshëm. Pas të sigurohet lidhja, përdoruesit mund të hapin ndërfaqen e mesazheve dhe të komunikojnë me ofruesit e shërbimeve të urgjencës.
Apple thotë se për shkak të limiteve të konektivitetit satelitor, do të duhet më shumë kohë për të dërguar mesazhe krahasuar me dërgimin e tyre në kushte normale përmes rrjeteve celulare.
Apple thotë se kompreson mesazhe në 1/3 e madhësisë së tyre për ta bërë dërgimin më të shpejtë. Funksioni do të jetë i disponueshëm vetëm për përdoruesit në SHBA dhe Kanada dhe ofrohet falas për dy vite në iPhone 14 dhe iPhone 14 Pro. /PCWorld Albanian