Përse i pajtimi i SHBA-së ose Perëndimit me Rusinë dhe Kinën, të duket mision i pamundur?!

min lexim

Ata që e njohin dhe kuptojnë sadopak “ligjin e akumulimit dhe ndarjen e vlerave, resursëve dhe kapitalit botëror së bashku me format ose metodat e njohura mbi rënien, përmbysjen ose dobësimin e sistemit kapitalist”: E kanë me të qartë ose me të lehtë për t’i njohur dhe kuptuar me mirë formulat, doktrinat, konceptët ose ekuacionet e komplikuara të luftës së përgjakshme dhe apokaliptike të Rusisë-kundër Ukrainës, e cila në esencën ose substancën e saj, është “luftë e pashpallur” e Rusisë -kundër SHBA-së, Natos ose Perëndimit. Përse (pse) kjo?

Sepse, Presidenti i Rusisë, Vlladimir Putin së bashku me gjenralitetin, admiralitetin ose aparatin e tij politik dhe ushtarak në Kremlin (Moskë)-janë të bindur dhe revoltuar, indinjuar ose skandalizuar me faktin e njohur si thonë ose mendojnë ata: “mbi ndarjen ose pjesëtimin e padrejtë ose të pabarabartë të vlerave, resursëve, mallërave, mjetëve ose kapitalit botërorë. E sidomos mbi ndarjen ose pjesëtimin e padrejtë dhe të barabartë të vlerave dhe tepricës së punës, mallërave, resursëve (rezervave) dhe thesarit ose kapitalit botëror, të bartur ose koncentruar kryesisht në SHBA-së ose në botën e pasur perëndimore ose kapitaliste.

Ndërkohë që gjithënjë sipas rusëve: pasuritë, rezervat ose resursët me të mëdha dhe kryesore të industrisë dhe teknologjisë agrare ose ushqimore, ato të gasit natyror, të rezervave ose derivatëve të njohuta të naftës dhe benzinës, arit, argjentit, xhevahirëve, rubinëve, safirëve të ndryshme ose diamantëve, ato të hekurit, plumbit, bakrit, aluminit, palladiumit, zinkut, nikëlit, plumbit, çelikut dhe kështu me radhë, ndodhën në Rusi, Ukrainë, dhe në shtetët ose ish republikat tjera ruso-sovjetike, si dhe në vendët tjera të Lindjes së Mesme, Paqësorit, Indokinës, Indopacifikut etj.

Kështu që duke përfituar nga lënda e parë, çmimët e ulëta në treg, si dhe nga fuqia e lirë punëtore në Rusi, Kinë, Indi, Pakistan, Ukrainë, apo në shtetët ose ish republikat e dikurshme ruso-sovjetike, në Europën Lindore, Ballkan, Turqi, Amerikën Latine, në Afrikë dhe gjithandej, gjithënjë sipas rusëve dhe kinezëve, në saje të ndarjes ose pjesëtimit të padrejtë dhe të pabarabartë të vlerave dhe tepricës së punës, rezervave (resursëve), mallërave dhe kapitalit në nivel botëror ose planetar: Në SHBA-së dhe disa shtete tjera europërendimore, në menyrë të padrejtë ndodhën të bartur dhe koncentruar resursët kryesore dhe vet kapitali botëror.

Ç*është e vërteta, sipas Presidentit të Rusisë, z. Putin: Shpërbërja ose dislokacioni (dekompozicioni) i ish BRSS-ë, ishte njëra prej padrejtësive dhe fatkeqësive me të mëdha në historinë e përgjithshme të marëdhënieve ndërkombtare që duhet kompenzuar, riparuar ose rikoperuar patjetër.

Qoftë kjo edhe përmes luftërave, komplotëve dhe shantazhëve të ndryshme (si lufta në Ukrainë etj.) që kanë për qëllim “ndarjen ose copëtimin e SHBA-së” në “Veriun e pasur” dhe Jugun e varfër” si dikur (1861-1865) së bashku me rënien ose përmbysjen e rendit botëror dhe sistemit të njohur industrial ose kapitalist me ndihmën e Kinës, Iranit, Indisë, regjimëve të ndryshme diktatoriale dhe despotike në Korenë Veriore, Amerikën Latine etj.

Se këndejmi, në një takim të nivelit të lartë të Sekretarit Amerikan të Shtetit, Anthony Blinken me homologun e tij kinez, dikund në Azi: Gjatë një debati ose replike të ashpër në mes shefit të diplomacisë amerikane dhe kryediplomatit kinez lidhur me Tajvanin, Detin Jugor ose Indopacifikun etj., bëhet e ditur se kyediplomati ose ministri i jashtëm kinez, i ka thënë shefit të diplomacisë amerikane, me tone të ngritura se :”SHBA-së nuk janë më të kualifikuara dhe të fuqishme me ia diktuar ose imponuar politikat Kinës, Rusisë dhe të tjerëve!”, fund i citatit.

Kemi të bëjmë pra me boshtin ose binomin (tabdemin) e ri ruso-kinez si “pandan” ose “arrë e fortë” kundër SHBA-së, Natos ose Perëndimit në Indokinë, Indopacifik, Afrikë, Europë, Amerikën Latine dhe gjithandej.

Ndaj, edhe përplasjet e SHBA-së, Britanisë së Madhe ose Perëndimit me Rusinë dhe Kinën, në esencën ose substancën e tyre, janë luftëra ose konflikte të vazhdueshme ose sistematike për dominime ose monopole të njohura strategjike, gjeopolitike dhe të tjera në Indopacifik ose Detin Jugor të Kinës, në Gunam dhe Busan të Koresë, Tajvan, Singapur, ishujt Parcell, Vietnam ose Indokinë, ku thuhet se ndodhën me tepër se 15 ose 3O milard barrella ose rezerva të naftës dhe benzinës, në Detin e Zi ose Kaspik, Polin e Veriut ose Arktik, ku thuhet se ndodhën rezerat ose resurset me të mëdha të gasit natyror, naftës etj.., në Gjirin e njohur Persiko-Arabik, Kosovë (Ballkan), në Afrikë, e sidomos në Mali, Libi, Eritre, Abisini (Etiopi), Nixheri, Somali, Algjeri dhe Tunizi, ku ndikimet, influencat ose penetrimet ruso-kineze janë të shumëta dhe të shumëfishta për faktin se në Afrikë, thuhet se ndodhën rezervat ose resurset e pafundme të rubinëve, safirëve, xhevahirë të shumëta ose diamantëve. Plus naftës dhe benzinës.

Në anën tjetër ndërkaq, rajoni i njohur i Nagorni Karabahut, thuhet se është njëri prej rajonëve më të pasura dhe me të rëndësishme në domenin (kontekstin) e njohur strategjik dhe gjeopolitik në të gjithë globin. 

Për Nagorni Karabahun, në të kaluarën dhe deri me sot, janë zhvilluar luftëra ose konflikte të shumëta në mes Rusisë dhe Turqisë, Azerbejxhanit dhe Armenisë dhe kështu me radhë.

Ndaj, ajo që të bie në sy në luftën ose konfliktin e njohur në mes Azerbejxhanit dhe Armenisë për Nagorni Karabahun, pos tjerash, është fakti i njohur se Azerbejxhanin vazhdimisht e kanë ndihmuar ose mbështetur ushtarakisht Turqia dhe Izraeli, ndërsa Armeninë- Rusia dhe Irani. Pse (përse) kjo? 

Edhe pse shumica e popullsisë së Iranit dhe Azerbejxhanit, janë musliman të sekteti ose tarikut shiitë (shiia): Irani dhe Azerbejxhani kanë probleme ose mospajtime të shumëta për rreth zonës kufitare, ku Azerbejxhani presupozon se pjesa kryesore e teritorit të sotëm (aktual) të Iranit, historikisht, gjeografikisht dhe etnikisht i takon Azerbejxhanit, për faktin se ai teritor ose ajo hapësirë e Iranit të sotëm, me resurse dhe pasuri të shumëta natyrore dhe nëntokësore, mbi 99% është e përberë nga azerët autokton dhe etnik.

Ndërkaq, Irani pretendon se pjesa me e madhe ose kryesore e Azerbejxhanit të sotëm i takon Iranit, gjegjësisht isht perandorisë së Persisë ose Medisë në Antikë.

Shih për këtë, e ashtuquajtura Republika Islamike e Iranit e ndihmon dhe e ka ndihmuar vazhdimisht me mjete uushtarake, finansiare, ekonomike dhe të tjera Armeninë kristiane ose katolike në luftë kundër Azerbejxhanit musliman. Gjithashtu edhe Rusia për shkaqe tashme të njohura politike, diplomatike, taktike, srtategjike, gjeopolitike dhe të tjera kundër Turqisë dhe Perëndimit në Siri, Irak, Ukrainë dhe gjithandej.

Thuhet se në rajonin e Nagorni Karabahut (të kontrolluar nga Armenia)-ndodhën të dislokuara ose stacionuara edhe trupa të shumëta ushtarake (vullnetarë ushtarak ose luftarak) nga Irani dhe Rusia, si dhe mjete ose baza të ndryshme ushtarake, teknike, finansiare ose ekonomike. Plus filalat e bankave iraniane, ruse etj.

Ndërkohë që për faktin se Azerbejxhani është eksportuesi (liferuesi) ose furnizuesi me i rëndësishëm ose kryesor i Izraelit me naftë, benzinë dhe gas natyror, respektivisht blerësi ose importuesi kryesor i aeroplanëve bombardues, si dhe i mjetëve të tjera ushtarake ose luftarake nga Izraeli që kapin shifrën e qindra ose miliarda eurove ose dollarëve amerikan.

Ndryshe nga kjo, për Izraelin: Azerbejxhani  (plusTurqia si alete tradicionale ose historike e Azerbejxhanit)-janë shumë me të rëndesishëm, se sa Franca dhe Greqia si për shëmbull. Kjo edhe përkundër retorikave ose oratorive të zjarrta në mes Turqisë dhe Izraelit për Palestinën etj., nga e kaluara.

Një digresion:

Thuhet se luftën e dikurshme qytetare ose secesioniste (1861-1865) në SHBA-së, e ndihmuan edhe Rusia së bashku me bllokun (kampin) e shtetëve të tjera perandorake, imperiale ose kolonialiste në kuader të “Pentarkisë së Madhe” ose “Aleancës së Shënjtë”….Dihet se çka (çfarë) ndodhi mepastaj.

Ndonëse, vetëm dy-tre dekada pas luftës së njohur qytetare ose secesioniste(1861-1865): SHBA-s ishin ngritur dhe promovuar në fuqinë ose supefuqinë kryesore ushtarake, politike, industriale, finansiare, tregtare dhe ekonomike të globit ose planetit tonë.

Me ç’rast, krahas zhvillimit ose bumit (hovit) të madh industrial, teknologjik, tregtar dhe ekonomk, në SHBA-s kishte filluar edhe bartja, liferimi ose koncentrimi i thesarit dhe kapitalit botërorë. Duke i përfshirë ose veçuar në këtë histori edhe baronët ose manjatët e njohur të trafikut hekurudhorë (Vanderbildt), të arit, argjentit, xhevahirëve ose diamantëve (Jay Gold), hekurit, plumbit dhe çelikut (A. Carnegie etj.), të naftës, gasit dhe benzinës (J. D. Rokefeler), industrisë së mishit (Gustavus Franklin Swift & Philip Danforth Armour), të industrisë ose teknologjisë agrare ose bujqësore ( C. Hall & Mc Cormick), manjatët ose mogulët e Bursës së famshme të New Yorkut, ata të Holivoodit dhe kështu me radhë. 

Në Çikago të SHBA-s, pos katerdave të shquara të politologjisë dhe psikologjisë, ishte ngritur dhe provuar edhe Selia ose Rezidenca e Federatës së Punëtorëve Amerikan (“American Federation of Labor, ATL) etj.

Ndërkaq sot, nga 5OO kompanitë më të fuqishme finansiare, ekonomike, industriale dhe teknologjike të globit, me tepër se gjysma e tyre e kanë origjinën, licencën dhe selinë e tyre në Shtetët e Bashkuara të Amerikës (SHBA-s). 

Kontributi i përgjithshëm ushtarak i SHBA-s në kuader të forcave të Natos, respektivisht në kuader të paqës, stabilitetit dhe sigurisë globale ose universale në globin ose planetin tonë, gjithashtu është me i madhi (mbi 48 %).

Pas SHBA-s vijnë Britania e Madhe dhe Franca me 5 %, Gjermania, Japonia dhe vende të tjera.

Shpenzimet ushtarake ose luftarake të SHBA-s në vitin 2OO4, ishin 38O miliard dollar amerikan, ndërsa në vitin 2OO5 dhe 2OO6, e tejkaluan shifrën e 5OO ose 7OO miliardëve. Mos të flasim mbi koston e luftës së Kosovës!

U mor vesh se firmat, koncernët ose kompanitë e fuqishme amerikane si Exxon Mobile (me vlerë prej 33O miliardëve dollar amerikan), Wal-Mart ( me vlerë 315 miliard dollar si dhe me 5OOO firma ose bisnese dhe afro 2 milion punètor nè SHBA-s dhe gjithandej globit), General Motors ( me vlerë afro 2OO miliard dollar), Chevron ( 19O miliard dollar), Ford Motors ( 18O miliard dollar), Conoco Philips (17O miliard dollar), Mc.Donallds me afro 5OO. OOO punëtorë dhe mijëra restorante në SHBA-s dhe anëkënd globit, General Electric, Citygroup, Boing, NASA, Bank of America, Microsoft dhe kompani të tjera amerikane: I bëjnë sot SHBA-s fuqinë (superfuqinë) me të madhe dhe kryesore të globit tonë tokësor. Aty janë edhe Wal Street ose Bursa e famshme e New Yorkut, Hoolivudi, W. Disney etj.

SHBA-s deri në fund të shekullit XX (2O) dhe në fillimët e para të shekullit të ri XXI (21)- ishin fuqia e parë industriale dhe teknologjike në prodhimin e avionëve (ajroplanëve) civil dhe ushtarak, në industrinë ose teknologjinë e përgjithshme ushtarake ose luftarake, në industrinë ose teknologjinë precize, në industrinë ose teknologjinë digjitale, elektronike ose mikroelektronike, në industrinë ose teknologjinë e kemikalieve organike dhe mikrobiologjike, e dyta pas Gjermanisë në industrine ose teknologjinë automobilistike dhe farmaceutike, në industrinë biokimike, në atë satelitore ose teleskopike, industrinë ose teknologjinë nukleare ose molekulare, në industrinë e postës ose telekomunikacionit, në industrinë ose teknologjinë e eksplatimit dhe përpunimit të naftës, benzinës, gasit natyror ose vajgurit etj.

Ndërkohë që roli dhe ndikimi i SHBA-s në organizatat ose institucionet e njohura finansiare, tregtare ose ekonomike të globit, është shumë i madh e i fuqishëm. E idomos në Fondin Monentar Ndërkombtar (MMF) ku SHBA-a me 17.1 % në raport me të tjerët, e kanë të drejtën me të madhe të votës dhe të vetos, në Bankën botërore  me 16. 4 %, gjithashtu.

Në këtë histori të kontributit të gjithëmbarëshëm të SHBA-s, gjithashtu nuk duhet mohuar faktin e njohur mbi kontributin buxhetor, finansiar ose ekonomik të SHBA-s në OKB-s dhe organizata tjera relevante ndërkombtare.

Kjo mbase, është edhe një dëshmi tjetër se tabloja ose gama e gjërë e influencave, ndikimëve, reflektimëve, interferimëve dhe referimëve të ndryshme objektive dhe subjektive, respektivisht, ushtarake, materiale, teknike, logjistike, finansiare, ekonomike dhe të tjera të SHBA-s në mozaikun ose panoramën e gjithëmbarèshme tè globit, kanè shtrirje dhe njè dimension ose karakter të gjërë konstelacional dhe multilateral. 

Ndaj, pavarësisht asaj se kush është President ose Lider i SHBA-së (i krahut demokrat ose republikan): Si stil i jetës politike dhe diplomatike në SHBA-s, veç tjerash, njihen edhe  “cash and carry”, “no taxation and corporation without reprezentation” etj…

P.S.

Gjatë luftës dhe revolucionit të njohur të popullit ose kombit të madh amerikan-për liri dhe pavarësi të përgjithshme shtetrore, nacionale dhe politike nga diktati, monopoli ose “kurora” mbretërore ose kolonialiste e Anglisë ose Britanisë së Madhe-nën udhëheqjen ose komandimin e G. Washingtonit, A. Hamiltonit, Th. Adamsonit, Th. Jeffersonit etj. (ndonëse, të ndihmuar ose mbështetur edhe nga 2O. OOO luftëtarët ose vullnetarët e paguar gjerman, si dhe nga strateg ose vullnetar të tjerë ushtarak nga Europa si M. J. d’ Motier de Lafayette, C. H de Saint Simon, T. A Kosciuszko dhe të tjerë): Si duket askujt asokohe, përveç John Adamsonit, nuk i kishte shkuar ndërmend askujt mbi ndarjen ose pozicionimin e shtetit dhe popullit (kombit) të madh amerikan në dy blloqe, tabore ose parti të mëdhe rivale dhe shpeshherë edhe kundërshtare ose antagoniste me njëra tjetrën. Apo, si u thonin asokohe ” antifederalistët centralist” (republikanët) dhe “federalistët demokrat” (demokratët). 

Dikur me vonë nga blloqet ose taborët rivale, do lindnin dhe themelohëshin dy partitë e mëdha institucionale dhe konstitucionale në SHBA-s.: The Grand Old Party ( Partia Republikane, e themeluar në vitin 1854) dhe të Party of the People (Partia Demokrate, e themeluar në vitin 1793).

 “Federalistët amerikan”, atëbotë ishin ithtarë ose simpatizant të mbretit (Lujit të XVI- të) dhe aristokracisë së atëhershme franceze, ndërsa,”antifederalistët amerikan”, e simpatizonin dhe admironin Napoleon Bonapartën dhe “frytët” ose idealet e njohura të Revolucionit të Madh në Francë. 

Shih për këtë, “antifederalistët demokrat” nga ana e “federalistëve republikan” në Shtetët e Bashkuara, asokohe e sot do njihen dhe do quhen si “demokrat radikalist” etj. Kjo për shkak të natyrës dhe karakterit të njohur revolucionar dhe radikalist të revolucionit të lartëpërmendur në Francë. Përkatësisht, të “metodave revolucionare” të “apostujve të lirisë” ne Francën e asokoheshme qe admiroheshin nga ana e taborit të  “antifederalistëve demokrat” në SHBA-së. Dhe, jo vetëm në Amerikë.

Në vitin 1878 në Philadephia (Filadelfi) ishte mbajtur ose organizuar Kongresi i parë konstitucional i SHBA-s. Duke i veçuar Deklarat e njohura konstituciinale dhe juridike si ” Constitution of United States of America” dhe “Cheks and Balances” të miratuar në Philadelphia gjatë vitit 1787, si reagim ose përgjigje konkrete dhe pragmatike ndaj “Kongresit kontinental” të Philadephias së vitit 1744. Në Konventën e mesipërme konstitucionale dhe institucionale, ishte vendosur që Gjorgj Uashingtoni (George Washington) të zgjidhët ose emrohet si President i parë i SHBA-s. I pasuar nga John Adamsoni (Adamsi), Thomas Jeffersoni dhe kështu me radhë.

Ndaj, u mor vesh se pavarësisht asaj nëse “ku-klux klanët”, “populistët”, “bull moosët”, “dixiecratët”, të “gjelberit”, “new frontierèt”,”revolucionarèt e majtè” dhe tè “djathtè”, ose “watchdogs-ët” tjerë si “levizje”, organizata ose “parti të treta” sporadike në SHBA-së, i ngrisin, promovojnë, afirmojnë dhe inkorporojnë konceptët dhe programet e tyre ideore, sociale, ekonomike, politike, revolucionare, konceptuale, ideologjike ose metodologjike si “pjesë të rëndësishme” ose substanciale të jetës së përgjithshme konstitucionale dhe institucionale në Shtetët e Bashkuara: Në këtë kontekst, janë të njohur dhe të garantuar me ligj roli dhe pozicioni i pazëvendësuar i The Grand Old Party ( Partisë Republikane) dhe të Party of the People (Partisë Demokrate) në jetën e përgjithshme shtetërore, nacionale , konstitucionale, institucionale, politike dhe juridike të SHBA-së. 

Ndonëse, pa i harruar këtu edhe 2 (dy) aktet ose ligjet e njohura konvencionale, konstitucionale dhe historike si “Homestead Act” dhe “Emancipation Act” nga ana e Presidenti Lincoln me 186O.

SHBA-s janë superfuqia dhe shpresa kryesore e globit.

Lufta e Rusisë në Ukrainë, njëherë e përgjithmonë e ka ndryshuar botën.

Politoogjia dhe filozofia politike ose analitike na mësojnë dhe udhërrefejnë vazhdimisht se shëmbja e ish ‘murit’ famëkeq të Berlinit së bashku me shpërbërjen ose shkatërrimin e përgjithëshëm dhe përfundimtar të ish BRSS-së dhe “Traktatit të Varshavës”, si duket nuk arritën t´i shëmbin dhe shkatërrojnë ose asgjësojnë edhe ëndërrat ose iluzionet e njohura militariste, kolonialiste, imperialiste, hegjemoniste, ekspanzioniste dhe të tjera të Rusisë, Kinës ose dikujt tjetër për sundime, ndikime (influenca) ose dominime të përgjithëshme në kohëra dhe hapësira të ndryshme kontinentale dhe interkontinentale. 

E formuluar ose deskriptuar me gjuhën e “formulave” ose “doktrinave të reja” politike, ushtarake dhe të të rusëve, kinezëve dhe të tjerëve, kjo do thotë se nga ish “lufta e ftohtë” dhe konfrontimet e dikushme bipolare ose bllokiste në mes Lindjes dhe Perëndimit: Bota ose civilizimi ynë, sikur janë futur ose kanë kaluar në një cikël ose kapitull të rrezikshëm luftërash ose konfrontimesh të reja multipolare ose ‘subllokiste’ të cilat mund të jenë akoma më të rrezikshme se sa ish “lufta e ftohtë” dhe konfrontimet e dikurshme bipolare ose dybllokiste.  

 “Lirinë dhe pavarësinë tuaj individuale dhe kolektive, respektivisht, shtetërore, nacionale, qytetare dhe politike, gjithëmonë duhet t´i masni dhe vlerësoni në bazë të atyre që i keni dhënë dhe sakrifikuar për to dhe jo mbi “bazèn” e asaj sa keni përfituar nga ato! ” Do u thoshte dikur banorëve ose qytetarëve të Nju Jorkut ( New York) një strateg ose komantant i njohur anglo-amerikan-pas shpalljes së New Yorkut (Nju Jork) si Metropola ose Kryeqyteti i Parë Federal i SHBA-së.

Se këndejmi, i ngritur dhe themeluar dikur si thuhet nga emigrantët ose kolonistët holandez në vitin 1626: Qyteti i New Yorkut (Nju Jork) deri në vitin 1646 dhe më vonë,  ishte i njohur dhe i quajtur si “New Amsterdam”, “New Harlem” etj. 

Ndërkaq, pas fitorës ushtarake dhe depërtimit triumfal të forcave angleze ose britanike në vitin 1646, New Yorku ( Nju Jorku) do e merrte emrin e sotëm që e ka, në bazë të emrit të “Dukës” ose “Princit” të ri anglez të Yorkut (Jork) i cili më vonë do bëhej edhe Mbret i Anglisë.

Shteti ose “kolonia e parë angleze” në SHBA-së e cila i kishte fituar ingerencat ose kompetencat e njohura administrative dhe juridike nga “metropola” ose “kurora mbretëroe” e Anglisë në vitin e largët 1619-1624, ishte Virxhinia e administruar nga shtresat e larta aristokrate të “plantazherëve” ose sipërmarrësve të pasur në bashkëpunim me pjesëtarët e shtresës së mesme,  të ulët (gentry) dhe të tjerë…

Për t´u pasuar dikur me vonë nga Marylandi, Carolina, New Yorku, New Jersey, Delaware, Georgia, Massachuesti, Connecticuti, Rhode Islandi, Pennsylvania etj…

Duke e nënkuptuar këtu edhe ndarjen e shtetit nga kisha së bashku me fillet e lirisë dhe pavarësisë së plotë amerikane nga “kurora” e huaj angleze, franceze, holandeze, spanjolle, dhe kështu me radhë. ( Kujto: ” Mayflower dhe 41 Pelegrinët” e William Pennyt etj.) 

Si pasojë e “luftës dhe fitorës së përbashkët- kundër Francës”, dikur me vonë kishte ndodhur ose ishte zhvilluar edhe lufta ose konflikti i hapur i kolonive të atëhershme në SHBA-së -kunder “metropolës” ose “kurorës mbretërore” angleze, duke u mbyllur ose përfunduar me “pavarësinë 13 shtetëve te para amerikane” nga “metropola ose “kurora mbretërore” e Anglisë, si dhe duke shënuar kështu edhe fillimin e luftës dhe revolucionit të njohur të shtetit dhe popullit (kombit) të madh amerikan për liri dhe pavarësi të plotë shtetërore, nacionale dhe politike nga “kurora angleze”. 

Në Protestën ose Peticionin e njohur të “Kongresit të New Yorkut” në vitin 1765, thuhet se (nuk) ishte bërë fjalë veç mbi “pavarësinë e plotë” të 9, respektivisht 13 kolonive të para amerikane” nga “metropola” ose “kurora angleze”, por….

Lufta ose revolucioni i lartëpërmendur amerikan, në radhë të parë ishte luftë ose konflikt i hapur në mes lirisë, pavarësisë, sovranitetit dhe integritetit legjetim të shtetit dhe popullit (kombit) të madh amerikan dhe “sovranitetit mbretëror” ose “parlamentar” anglez. Duke shënuar në këtë kontekst të përgjithshëm epokal dhe historik edhe fitorën e parë të ushtisë amerikane-nën komandan supreme të Gjorgj Uashingtonit (George Washington) -kunder ushtise angleze në vitin 1777, respektivisht, përmysjen ose debimin e guvernerëve ose administratorëve të huaj nga administrata dhe pushteti legjitim amerikan në shumicën e shtetëve amerikane.

 “Liria dhe pavarësia e gjithëmbarëshme shtetërore dhe nacionale, lindin ose fillojnë me bindjen ose besimin e thellë individual dhe kolektivë në fitore.” ( Epistemologjia e përgjithshme revolucionare dhe politike e shtetit dhe kombit të madh amerikan.) 

Lufta dhe revolucioni i madh amerikan, asokohe i kishin edukuar, moralizuar, eksploruar dhe emancipuar edhe shumicën e shtetëve dhe popujve ose kombëve të ndryshme gjithandej globit dhe kontinentit të vjetër evropian. Sidomos levizjet e njohura liridashëse dhe patriotike në Holandë (kundër mbretit Vilimit V-të të Oranjes), në Toskanë të Italisë, të mbretit Leopoldit ose vëllait të tij-Josipit II-të Austro-Hungarisë, në Poloni (të mbretit Stanisllav Poniatovski), në Francën e Lujëve ose Bonapartëve, Irlandë, Angli, Gjermani, Spanjë, Portugali dhe gjetkë. ( Lëxo: ” Virginia Bill of Rights”, ” Checks and Ballances” etj.)

 Ndonëse, spanjollët, francezët, holandezët dhe të tjerët, shumë kohë i kishin shtypur, shfrytëzuar ose eksplatuar ekonomikisht dhe në të gjitha format tjera kolonitë e ndryshme në Amerikën Latine si dhe në Amerikën Qëndrore. 

Duke i përfshirë këtu edhe kolonitë e tyre në SHBA-së dhe Kanada si Louisiana, Florida, New Mexico, Texasi, Quebecu etj….kur Franca, pas disafatave të njohura ushtarake (luftarake)-kundër Anglisë gjatë vitëve 1759 etj, pos Krahinës ose Provincës së njohur të Kuebekut (Quebec) në Kanada, asokohe ishte detyruar të tërhiqej tërësisht edhe nga kolonitë e dikurshme amerikane, duke filluar që nga Liqejtë ose Lumenjtë e njohur në Missuri ose Mississipi dhe deri në Gjirin e njohur të Meksikës. 

Se këndejmi, për dallim të Anglisë, Franca e asokohëshme imperiale dhe kolonialiste, duke filluar nga Lumi ose Liqeni i njohur i Shën Lorencit dhe deri në Misissippi të SHBA-s, kishte vendosur një sistem ose regjim të hekurt ushtarako-policor me punkte ose zona të rrepta ushtarake dhe policore në kufirin e njohur në mes “kolonive franceze” dhe “kolonive angleze” në Ohio, Alleghenm dhe regjione të tjera të SHBA-s, të ndodhura asokohe nën sundimin ose administrimin imperial ose kolonialist të Francës, Britanisë së Madhe etj. 

Gjatë asaj kohe do zhvillohej edhe e ashtuquajtura “lufta e vogël” imperiale ose kolonialiste në mes Britanisë së Madhe dhe Francës në truallin ose teritorin e sotëm të SHBA-s, e cila do mbyllëj me fitorën e anglezëve, gjegjësisht me “Paqën e Parisit” me 1763, sipas të së cilës, Franca me në fund do të eliminohej (përjashtohej) nga i ashtuquajturi “klubi i fuqive kolonialiste” në Amerikën Veriore (SHBA-s dhe Kanada) dhe më gjërë.

Në këtë prizëm, Anglia me përjashtim të provincës frankofone të Quebecut dhe Montrealit (Kanadaja e sotme)- asokohe i kishte aneksuar të gjitha kolonitë e atëhershme franceze dhe holandeze në SHBA-s dhe Kanada si New Harlem, New Amsterdam, Ohio, Lousiana, Missippi, Misouri etj.

Pa i harruar këtu edhe historitë e njohura të shtetëve amerikane si Georgia, Virginia, Maryland, Carolina, Califorina, Pensnsylvania, New York, New Yersy, Masaqussets, Louisiana, Florida, Maine, New Hamshire, Vermont, Rhode Island, Delaware, Connecticut etj., të ciat ishin kurorëzuar dhe sublimuar me Deklaratën e lartëpërmendur të Pavarësisë Amerikane me 1776, respektivisht në Kongreset dhe Konventat e njohura Konstitucionale dhe Historike të Philadelphias (Filadelfisë) me 1774 dhe 1787.

Ndërkohë që duke filluar nga viti 1812 dhe deri në vitin 1814, ishte zhvilluar edhe lufta e njohur e Shtetëve tè Bashkuara (SHBA-s) dhe Mbretërisë së Bashkuar (B. Madhe) për Kanadanë, e cila do mbyllej me “marrëveshjen paqësore” (“status quonë”) e Gjenevës me 1814/1815.

Story i mëparshëm

Vera shqiptare fiton 12 medalje në Panairin që u zhvillua në zemër të Serbisë, Rama publikon fotot nga eventi

Story i radhës

Kovaçevski: Që të kalojmë dimrin EMV duhet të rrisë prodhimin për 25 për qind

Të fundit nga