perqafimi eshte forma me e bukur e komunikimit 6228eddcc1d80

Përqafimi është forma më e bukur e komunikimit

March 9, 2022
1 minut lexim

Përqafimi është një nga gjërat më të mahnitshme që mund t’ia dhurojmë një personi. Përqafimi është në thelb një formë e terapisë.

Kur ne pranojmë përqafime, ne kemi ndjenjën e komoditetit, kujdesit, dashurisë, kuptimit dhe shumë ndjenjave tjera të papërshkrueshme.

Duke pasur këtë parasysh, a nuk do të pajtoheshit se duke u përqafuar çdo ditë do të ishte një ide shumë e mirë?

Përqafimi përmban në vete më shumë sesa ç’shfaqet në sipërfaqe. Në fakt, ka edhe shkencë prapa asaj se çfarë ndodh brenda nesh kur pranojmë ose dhurojmë përqafim.

Ndryshimet fiziologjike që i përjetojmë brenda nesh gjatë përqafimit janë me të vërtetë mbresëlënëse.

Përqafimi e balancon sistemin nervor

Vetëm duke ia dhuruar dikujt një përqafim, ju veçse e keni filluar balancimin e sistemit të tyre nervor.

I zvogëlon nivelet e stresit

Duke e përqafuar dikë ju menjëherë ia lehtësoni dikujt ndjenjat e stresit. Shpeshherë ne e nënvlerësojmë fuqinë e përqafimit.

Kur jemi duke u përqafuar, niveli i kortizolit që qarkullon përgjatë trupit reduktohet menjëherë.

Kjo nënkupton se mendjet tona janë të afta për t’u qetësuar dhe për të menduar pa stres.

Përqafimi e rritë disponimin

Kur e përqafonid ikë, ju filloni rritjen e prodhimit të serotoninës në tru, kimikal që jua rritë disponimin dhe vetëbesimin.

Përveç këtyre, përqafimi e relakson edhe trupin, si dhe e përmirëson shëndetin kardiovaskular. 

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

ylli i pandalshem ne ligen unike 6228eda12476a
Story i mëparshëm

Ylli i pandalshëm në Ligën Unike

perendimi paralajmeron shqetesimin serioz se putin mund ti perdore armet kimike 6228eddfc30e1
Story i radhës

Perëndimi paralajmëron “shqetësimin serioz” se Putin mund t’i përdorë armët kimike

Të fundit nga

ShkoLartë