Një aksident dramatik ka ndodhur këtë mbrëje në Itali.
Një 37-vjeçar shqiptar ka ndërruar jetë në vend si pasojë e një aksidenti automobilistik.
Shqiptari ka qenë duke udhëtuar me një motor sportiv “Yamaha” kur i është prerë rruga nga një fuoristradë.
Përplasja ka qenë shumë e fortë aq sa motori ka fluturuar në ajër dhe është rrotulluar dy herë. Më pas ka rënë sërish në tokë e shqiptari ka gjetur vdekjen e menjëhershme.
Shqiptar ishte me banim në Varese por të dhënat personale nuk janë bërë të ditura.
Policia po heton shkaqet e aksidentit.