Përplasja për zgjedhjet në FSHF/ Bashkia akuzon Dukën: Po tenton të shtyjë procesin në Tiranë

January 23, 2022
min lexim

Ashpërsohet përplasja mes FSHF dhe Bashkisë Tiranë.

Fillimisht Bashkia e Tiranës, në cilësinë e aksionerit të Klubit të Futbollit, bëri të ditur se do të kërkojë të hënën një hetim kombëtar dhe ndërkombëtar me akuzat për shkelje dhe korrupsioni 20-vjeçar të Armando Dukës në Federatën Shqiptare të Futbollit.

Pak më vonë erdhi përgjigja e federatës e cila qëndrimin dhe akuzat e bashkisë i quajti fleterrufe dhe akuza delirante të denja për hetuesinë e kohës së diktaturës ku dhe drejtësia sipas FSHF, vepronte me urdhra politik.

Kjo balonë tymuese e lëshuar ditën e sotme, një ditë para zgjedhjeve për Shoqatën Rajonale të Futbollit Tiranë, është një kërcënim për anëtarët tanë dhe procesin zgjedhor që do të zhvillohet ditën e nesërme ( e hene), thuhej në reagimin e federatës.

Mirëpo bashkia ka reaguar sërish duke bërë të ditur se pas daljes se lajmit se do te hetohet nderkombetarisht per akuzat mbi abuzimet 20 vjecare ne FSHF, Armando Duka ka detyruar stafin e tij të ndryshojë afatet për zgjedhjet në Tiranë. Jo vetëm kaq, por për të mbuluar sa më shumë manipulimet ku është e angazhuar e gjithë struktura e tij në FSHF, zgjedhjet janë shtyre për pasditen e te henes.

“Ju njoftojmë se orari i Asamblesë së Përgjithshme të SHRFT do të zhvendoset nga ora 11.00 në orën 15.00”, thuhet në njoftim.

Burime nga Bashkia e Tiranës bëjnë me dije se, prej dy javësh, një skuadër juristësh shqiptarë, amerikanë dhe britanikë po asistojnë aksionerin e Tiranës në një dosje voluminoze shkeljesh, për t’ia prezantuar FBI, DEA, NCA, Scotland Yard, SPAK, Prokurorisë së Tiranës, Krimit Ekonomik, Agjencisë së Pastrimit të Parave, AMA, Hetimit Tatimor, AKU, si dhe ambasadave Amerikane e Britanike në Tiranë.

Ndërkohë, me shkresën me nr. 23859 prot. më datë 26.11.2021, është referuar në Prokurorinë e Rrethit Gjyqesor Tiranë materiali procedurial për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës”, parashikuar nga neni 248 i k. Penal në ngarkim të drejtuesve e punonjësve të Federatës Shqiptare të Futbollit. Në lidhje me këtë çështje është dërguar material shtesë me shkresën 23859/k/1, prot më datë 03.12.2021. Gjithashtu, me shkresën 23859/k/2 prot. më datë 16.12. 2021, është dërguar sërish material shtesë.

Bashkia e Tiranës, si aksioner i FK Tiranës, bëri të ditur se do t’i përcjellë dosjen e plotë edhe Ambasadave Amerikane e Britanike në Shqipëri, për të kërkuar revokimin e vizave të familjes Duka, si minues përsëritës së demokracisë në futbollin shqiptar .

Beteja Veliaj-Duka pritet të ashpërsohet të hënën me zgjedhjet për Shoqatën e Tiranës, ku Duka kërkon mandatin e 6-të pas 20 vitesh në krye të FSHF që nga viti 2002!

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Ndeshje e tmerrshme për Veselin, trajneri e mbron: As penallti dhe as karton!

Story i radhës

Ahmeti: Ora policore, masë jologjike dhe e padëshmuar se funksionon

Të fundit nga

ShkoLartë