Përplasi për vdekje një grua/ Arrestohet një ditë më pas 30-vjeçari nga Tepelena, ishte pa patentë

1 minut lexim

Policia  e Tepelenës ka arrestuar nëj ditë pas ngjarjes një 30-vjeçar i cili përplasi me automjet një grua.

Gruaja ndërroi jetë në spital ndërsa mësohet se i riu e drejtonte automjetin pa leje drejtimi

Ngjarja ndodhi në lagjen “Selam Musai” në Tepelenë.

DVP Gjirokastër

Specialistët e Seksionit të Trafikut Interurban dhe Urban arrestuan në flagrancë shtetasin H. Xh., 30 vjeç, banues në Tepelenë, pasi ditën e djeshme, duke drejtuar automjetin tip “Toyota”, pa leje drejtimi, në lagjen “Selam Musai”, Tepelenë, ka aksidentuar shtetasen Z. Rr., e cila ka ndërruar jetë në spital.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Apple gjobitet për heqjen e ushqyesve nga paketimi i iPhone

Story i radhës

Është një emocion i natyrshëm, por si prindërit mund t’ua heqin fëmijëve frikërat e ndryshme

Të fundit nga